Dogji automjetin luksoz të Noizy, arrestohet vlonjati.
Makina e djegur është “Ferrari”, ndërsa autori e ka ndërmarrë aktin për një shumë prej 2 mijë euro. Tashmë i arrestuar nga Policia, vlonjati ka pranuar autorësinë e krimit.
Madje, sipas raportimeve, i arrestuari ka pohuar se është paguar nga një këngëtar tjetër që Noizy ka pasur konflikte, por që ndodhet jashtë Shqipërisë.
Pas prangosjes së të riut vlonjat, është kërkuar të merret në pyetje dhe këngëtari i cili nuk ka ardhur ende në Shqipëri ku dhe rrezikon arrestimin.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë, ndërsa automjeti i djegur kishte një vlerë rreth 300 mijë euro.
Makina e kuqe e cila që prej kohës që ishte blerë, ekspozohej me krenari prej këngëtarit të njohur madje në fillim ai e ka quajtur dhe “Shakira” makinën luksoze.
Sipas BalkanWeb, autori i djedies së automjetit është kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur i qetë pranë vendit të ngjarjes dhe pas sigurimit të provave të nevojshme, i riu është dorëzuar dhe e ka pranuar autorësinë e zjarrit.
Një ditë më parë, Noizy është shfaqur i qeshur pranë kryeministrit në një foto të publikuar nga ky i fundit me mbishkrimin “Zhurmë, zhurmë” por nuk dihet nëse ishte kjo zhurma apo ka ndonjë zhurmë tjetër.