Një histori e bukur, si zjarrfikësi birësoi foshnjen e braktisur në stacionin e tij (video) – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një histori e bukur, si zjarrfikësi birësoi foshnjen e braktisur në stacionin e tij (video) –

11:19 | 30/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Një çift nga Florida kishte dhjetë vite që përpiqej të bënte fëmijë, por pa sukses. Sigurisht, ai nuk e kishte imagjinuar asnjëherë, që një vajzë do të vinte papritur në jetën e tij, si një dhuratë nga Zoti.

Burri punon si zjarrfikës. Më 2 janar ai ishte në turnin e natës kur befas, dëgjoi një alarm: jo për një zjarr, por një foshnjë që ishte braktisur në “Safe Haven Baby Box”, jashtë stacionit.

Kjo kuti e veçantë është në vetvete një histori tjetër interesante: Është iniciativa e një gruaje, Monica Kelsey, e cila vetë ishte një foshnjë e braktisur, për të vendosur 150 “fole” të tilla, me kushte të kontrolluara, në vende të ndryshme në SHBA, në mënyrë që nëse një prind vendos që nuk mund ta rrisë fëmijën e tij, të paktën ta lërë në një mjedis të sigurt.

Duke iu rikthyer historisë së zjarrfikësit – i cili zgjodhi të mbetej anonim në intervistat e mediave – në fillim mendoi se alarmi kishte rënë, por kur shkoi të hapte kutinë, gjeti një fëmijë brenda, të mbështjellë me një batanije rozë.

“Ajo kishte një shishe të vogël me vete dhe ishte e ftohtë, kujton ai. “E përqafova, u pamë në sy dhe kaq, e kam dashur që nga ai moment”

Kur e çoi foshnjën në spital, ai dhe gruaja e tij kërkuan menjëherë ta birësonin, duke përshkruar luftën e tyre dhjetëvjeçare për t’u bërë prindër. Pas dy ditë agonie, vajza e vogël e quajtur Zoey shkoi të jetonte me ta, për t’u birësuar zyrtarisht në prill.

Arsyeja pse zjarrfikësi vendosi të ndajë historinë e tij është t’i bëjë të ditur nënës biologjike të Zoey “që fëmija i saj gëzon kujdes dhe dashuri të papërshkrueshme”.

“Ne jemi shumë të lumtur që ndihmojmë në mbrojtjen e fëmijëve të braktisur” tha Monica Kelsey. Vini re se “foletë” e Safe Haven Baby Box janë vendosur jashtë spitaleve dhe stacioneve të zjarrit. Deri më tani ata kanë ndihmuar në shpëtimin e të paktën 31 foshnjave në të gjithë vendin.

Read more

Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë! –

“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj –

Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull –

Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit –

Të Lidhura

Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë! –

Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë! –

nga 27
23:04 | 08/03/2026
0

Ashtu siç ishte paralajmërur, sonte në emisionin investigativ “Le Iene”, që transmetohet në Italia 1, është publikuar një investigim i përbashkët...

“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj –

“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj –

nga 27
23:02 | 08/03/2026
0

Një nga momentet më emocionale të bisedës në Grida Duma Podcast ishte rrëfimi i Anita Haradinajt për humbjen e nënës...

Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull –

Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull –

nga 27
22:52 | 08/03/2026
0

Milani ka fituar derbin e dytë të sezonit përballë Interit me rezultatin 1-0. Milan 1-0 Inter Estupinian 35′ 35′ GOOOL...

Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit –

Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit –

nga 27
22:38 | 08/03/2026
0

Një tjetër ushtar amerikan ka vdekur nga plagët e marra gjatë një sulmi iranian në një bazë amerikane në Arabinë...

Para
E pazakontë, tifozi i lë pasurinë e tij me testament Neymarit –

E pazakontë, tifozi i lë pasurinë e tij me testament Neymarit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë! –

Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë! –

23:04 | 08/03/2026
“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj –

“Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj –

23:02 | 08/03/2026
Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull –

Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull –

22:52 | 08/03/2026
Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit –

Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit –

22:38 | 08/03/2026
Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A –

22:12 | 08/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë! –
  • “Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj –
  • Milani fiton derbin e dytë të sezonit me Interin dhe rihap garën për titull –
  • Ushtari amerikan vdes nga plagët e marra në sulmin ndaj Iranit –
  • Roma mbetet pas Comos, humb ndaj Genoas dhe renditet e 5-ta në Serie A –
  • Mbledhja me Ramën për Ballukun, Balla porosit deputetët… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndalo Call Center-at, vëllai juaj i përfshirë! –
  • “Ndihem vetëm! Kanë kaluar 13 vjet dhe akoma ndihem vetëm”, përlotet Anita Haradinaj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com