Një fëmijë si unë e një si Edi Rama – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një fëmijë si unë e një si Edi Rama

08:48 | 21/10/2016
në Opinion
0

Nga Luljeta Progni

Kur kaloj në bulevard e përballem me bunkerin që ngrihet madhërishëm mu në mes të Tiranës, në oborrin e Ministrisë së Brendshme, aty për aty më shfaqet parasysh gjithçka pashë e jetova në komunizëm. Historitë e dy gjyshërve të mi të pushkatuar, të xhaxhait të ekzekurtuar gjithashtu, të babait tim të burgosur për 16 vjet dhe gjithë diskriminimin dhe përbuzjen që ndjeva në çdo hap të fëmijërisë që kur hodha hapin e parë. Bota që unë njoha nga dita, kur linda deri në vitin 1990 ishte një botë e mbushur plot urrejtje ndaj meje, një botë që arsyen dhe qënësinë e saj e gjente tek urrejtja dhe shtypja ndaj meje, ndaj familjes sime dhe mijëra të tjerëve si ne, vetëm sepse mendonim ndryshe. Ndaj kam kohë që e shmang atë rrugë dhe do të doja që nevoja mos më çonte kurrë andej.

Gjatë gjithë këtyre kohëve që Edi Rama po ringjall bunkerë dhe objekte të Sigurimit dhe të diktaturës, me pretekstin e muzeumeve – ndërkohë që rrënojat e qytetërimeve antike i ka lënë të shkatërrohen nën peshën e betonit të pallateve të klientëve – gjatë gjithë kesaj kohe kam pyetur veten se çfarë kujton Edi Rama nga e shkuara, të cilën ka vendosur ta ringjallë në muzeume. Dhe bashkë me të, çfarë ndjejnë fëmijët e ish-anëtarëve të Byrosë, të anëtarëve të Komiteti Qendror, të sekretarëve të partisë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ndoshta ka prej tyre që ndjejnë nostalgji për atë kohë, të cilën etërit e tyre ishin zotër të vendit, zotër të jetës së kujtdo, zotër të fatit tim.

Ndoshta ata e kujtojnë me nostalgji fëmijërinë e tyre, mbushur me lumturi dhe gëzime, me siguri për të ardhmen. Për ata, fëmijëria ka qënë një rritje pa andralla, pa kufizime: mund të bënin çfarë të donin dhe mund të bëheshin çfarë të donin, apo çfarë donin prindërit e tyre. Mund të bëheshin “të talentuar” edhe kur nuk kishin talent. Mund të bëheshin edhe intelektualë pa patur intelekt. Të ishe çfarë të ishe, ishte e sigurtë që do ngjiteshe në majë.

Nga fëmijëria ime unë kam pak kujtime që dua t’i kujtoj. Kam kohë madje që dua të shlyej nga mendja ime një nga makthet e fëmijërisë time të projektuar pikërisht në godinën, të cilën sot e hijeshon bunkeri komunist – pamjen e operativit të punëve të brendshme, i cili vinte në mes të natës dhe na nxirrte të gjithëve në oborr me teshat e natës, ndërsa ai dhe policët e tij kontrollonin shtëpinë për materiale propagande apo prova të tjera të veprimtarisë sonë “armiqësore”. Sepse mbajtja në terror të vazhdueshëm e “armiqve” ishte një nga mjeshtëritë e njerëzve që punonin në atë godinë ngjitur me bunkerin.

Të ishe fëmijë në një familje të përndjekur politikisht në komunizëm, si e imja, do të thotë të lindje në përbuzje dhe të jetoje gjithë jetën e përbuzur. Kjo ishte fëmijëria ime.

Të ishe fëmijë në një familje të elitës komuniste garantonte një jetë të sigurt plot privilegje, ndërtuar mbi urrejtjen dhe përbuzjen ndaj atyre si unë. Kjo ka qenë fëmijëria e zotit Rama dhe shumë nga ata që sot ndërtojnë bunkerë e muzeume për etërit dhe kënaqësinë e tyre perverse.

Kohët u duk se ndryshuan më 1990, dhe koha e re mendohej se do të na bënte të barabartë në të tashmen, pavarësisht pabarazisë së të shkuarës. Por, shpejt u pa se barazia ishte e pamundur qysh në ditët e para të pas 8 dhjetorit 1990. Se si shkoi historia e ish-të përndjekurve politikë, tashmë dihet. I pari Ramiz Alia, më pas Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama e të tjerë u “kujdesën” që të përndjekurit politikë të vazhdojnë të shpërfillen dhe të harrohen, madje të vazhdojnë të denigrohen.

Dhe ja sot, pas 26 vitesh Unë dhe Edi Rama jemi dy “fëmijë” po aq të ndryshëm sa ç’ishim në komunizëm. Më duhet të “shijoj” veprat e artit të Ramës kryeministër – Bunk’Artin, Shtëpinë e Gjetheve, bunkerin komunist para Ministrisë së Brendshme.

Por nuk kam parë ende muzeun e kampit të internimit në Tepelenë, ku ishte edhe nëna ime me dy fëmijë të mitur, muzeun e burgut të Burrelit, Spaçit, Qafë Barit apo ndonjë burgu tjetër komunist, ku kaloi rininë im atë.

Nuk kam parë ende muzeun për kampet e internimit në Turan, Berat, Kuçovë, Porto-Palermo, Shtyllas, Savër, Gradishtë, Grabjan, Çermë, atje ku jetuan ç’njerëzisht të ngjashmit fëmijë me mua në komunizëm.

S’kam parë muzeun e 45 viteve të zeza të jetës së fëmijëve si unë në komunizëm… dhe ka pak gjasa t’i vijë rradha atij muzeu.

Në Austri, dy ditë më parë, qeveria vendosi të shembë shtëpinë ku lindi diktatori nazist Adolf Hitler, një shtëpi private, kundër dëshirës të të zotit të saj. Mbi gërmadhat e saj parashikohet të ndërtohet një tjetër godinë, e cila nuk do të ketë asnjë lidhje me diktatorin nazist. Qeveria austriake argumenton, se vendimi ka për qëllim zhdukjen e trashëgimisë neo-naziste. Austriakët nuk duan më, që kjo ndërtesë e diktatorit të jetë pikë reference për turistët që vizitojnë Austrinë.

Ata nuk do të mund ta zhdukin dot nga historia të keqen e nazizimit, por më së paku fëmijët, të rinjtë e sotëm e brezat që do të vijnë në Austri, nuk do ta kenë më para sysh atë ndërtesë, ku lindi diktatori famëkeq.

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Zgjedhjet në SHBA, Trump mund të mos pranojë rezultatin, Clinton fiton dhe debatin e fundit

Zgjedhjet në SHBA, Trump mund të mos pranojë rezultatin, Clinton fiton dhe debatin e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com