Një ditë para seancës konstituive të Kuvendit, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mbledhin nesër grupet Parlamentare.
Parlamenti i ri pritet të mblidhet të shtunën në seancën e parë konstituive për të hapur kështu sesionin e ri, ndërsa do ketë dy seanca.
Paradite në orën 10:00 pritet të ngrihet komisioni për verifikimin e mandateve, ndërsa pasdite në orën 18:00 pritet të bëhet zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe betimi i 140 deputetëve të rinj.