Një brez i dështuar, i humbur edhe kur ka fituar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një brez i dështuar, i humbur edhe kur ka fituar

16:28 | 25/07/2018
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Fati i ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës është metafora e frikshme e përmbysjes së sistemit të drejtësisë. Pakkush e kishte menduar apo parashikuar se rrokullisja e individit që ishte ngjitur rrufeshëm shumë lart, do të ishte kaq e thellë. Kaq e shpejtë. Dhe për momentin, me shumë gjasa, edhe jo përfundimtare. Dhe me shumë gjasa, më e keqja ende nuk ka ardhur.

Vendimi për sekuestro i disa prej pronave të paluajtshme të tij, të dyshuara si produkt i veprave kriminale, është një hap domethënës, por jo i fundit për fatin e individit që ka drejtuar zyrën e prokurorit të përgjithshëm për pesë vjet.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në këtë rast nuk flitet për një fat individi. Dhe as për një dramë njerëzore nga ato që përmblidhen në togfjalëshin e famshëm të “shpikur” nga Balzaku që përmbledh dy skaje: shkëlqimin dhe rënien. Eshtë shumë më shumë, për fat të keq. Eshtë simboli dhe parathënia e asaj që do të ndodhë edhe më pas. I përmbysjes përfundimtare të gjithë asaj “polifotoje” njerëzore që është krijuar në pothuaj tre dekada pluralizëm. Fillimisht në drejtësi.

Bashkë me rrënimin total të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj së Lartë, mohimi i trashëgimisë së deri djeshme është fruti i hidhur i reformës në drejtësi.

Dimensioni i dukshëm i keqfunksionimit të njërit prej pushteteve kryesorë kushtetuesë në vend është në të njëjtën kohë dhe dëshmia e tërthortë e defekteve që kanë pasur, kanë e do të kenë dy pushtetet e tjera në vend, legjislativi dhe ekzekutivi. Pa lënë pas dhe pa harruar edhe pushtetin mediatik.

Tre dekada mbas përmbysjes së komunizmit, Shqipëria është ende një vend që nuk ka ndërtuar demokracinë funksionale sipas standarteve europiane. Që nisin që me zgjedhjet dhe transferimin e pushtetit nga qytetari tek një grusht njerëzish për katër vjet e duke vazhduar me ligjin që mbron dhe ndëshkon në mënyrë të barabartë edhe të pasurin, edhe të varfërin, edhe të majtin, edhe të djathtin, edhe burrin, edhe gruan.

Rrugëtimi i vendit nga dhjetori tashmë shumë i largët i 90-s në këtë verë plot kapriçio të këtij viti është rrugëtimi i një brezi të tërë. Njerëzit më “famshëm” të të cilit, tashmë mund të bien dakord përfundimisht se një sistem mund të përmbyset brenda një dite.

Se një sistem ekonomik mund të ndryshojë edhe brenda një stine. Por mentaliteti i një shoqërie, vështirë se ndryshon edhe mbas një brezi, i cili, në tërësi, sot në këtë krizë institucionesh, topitjeje intelektuale e rrënimi moral, mund ta konsiderojë veten një brez të dështuar. Edhe pse shumë nga njerëzit e tij janë histori suksesi vetjak. Që kanë humbur edhe kur kanë fituar. Vetëm për veten e tyre. Siç ishte deri dje prokurori I përgjithshëm. Siç është sot ish-prokurori i përgjithshëm në dy skaje, me shkëlqimin dhe rënien e tij të thellë.

Etiketa: ekzekutivilegjislativiLorenc Vangjelimentalitetipolifotopushteti mediatiktopitje

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Nuk ka më dyshime, Henri do të jetë trajner i klubit të njohur anglez

Nuk ka më dyshime, Henri do të jetë trajner i klubit të njohur anglez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com