Presidenti Bujar Nishani ka vlerësuar gazetën “Rilindja Demokratike” me titullin “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut”.
Motivacioni për dhënien e këtij titulli siaps Presidentit është “kontributi i vyer e i pazëvendësueshëm si gazeta e parë që vrau frikën e diktaturës dhe hapi rrugën për rivendosjen e shtypit të lirë në Shqipëri, duke përhapur e lartësuar vlerat e patjetërsueshme të lirisë dhe të demokracisë”.
Sipas Presidencës gazeta “Rilindja Demokratike” ishte një zë i lirë dhe i pavarur mediatik pas afro pesë dekadash shtypjeje dhe censure të ashpër komuniste”.
Vlerësimi vjen me rastin e 26 vjetorit të themelimit dhe botimit të numrit të parë të gazetës së parë opozitare në vend.