Demokrati Gament Bardhi i ka shprehur ngushëllime familjes së Bujar Nishanit për humbjen e madhe. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai shprehet se lajmi për vdekjen e ish-presidentit ka tronditur sot të gjithë Shqipërinë dhe kjo është një ditë zie.
“Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie. Ndarja e parakohshme nga jeta e Presidentit Bujar Nishani na ka tronditur të gjithëve. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve dhe miqve, të prehet në paqe dhe përherë i paharruar në kujtimet tona”, shkruan ai.