“Jam informuar për këtë nga institucionet përkatëse dhe mund t’ju them se tashmë ka një hetim nga institucionet kompetente”
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, pohon se ka përpjekje të vendeve armike të Shqipërisë për të depertuar deri në isntitucionet e Shqipërisë me qëllim destabilizimin e vendit. I pyetur nga gazetari Enkel Demi për disa lajme që janë përhapur së fundmi lidhur me influencën ruse në zhvillimet politike në Shqipëri, Nishani përgjigjet:
“Po kam informacione në rrugë zyrtare se ka përpjekje të vendeve që nuk janë mike të Shqipërisë madje armike që kanë tentuar vazhdimisht të kenë ndikimin e tyre në isntitucionet shqiptare. Kanë mundur të depertojnë kryesisht përmes elementëve që vijnë nga bota e krimit dhe që janë instaluar nëpër instituconet shqiptare. Jam informuar për këtë nga institucionet përkatëse dhe mund tju them se tashmë ka një hetim për këtë. Ndërkohë që ju them gjithashtu se institucionet shqiptare i kanë kapacitetet e duhura për të ndalur këtë tentativë të këtyre vendeve armike të Shqipërisë. Nuk dua të përmënd emra vendesh”, tha Nishani.