Ka nisur ditën e sotme protesta e avokatëve para KLGJ-së ashtu siç dhe ishte njoftuar. Avokatët thirrën protestë pasi kundërshtojnë hartën e re Gjyqësore.
Kujtojmë që avokatët prej javësh kanë bojkotuar seancat gjyqësore, si edhe masat e sigurimit. Kreu i Dhomës së Avokatisë Kombëtare, Maks Haxhia është shprehur se me protestën e gjejnë zgjedhjen e vetme te KLGJ-ja dhe jo te Qeveria, pasi dhe kryeministri Rama ka thënë se pavarësisht protestës harta gjyqësore nuk ka për të ndryshuar.
Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.