Ka nisur mbledhja e kryeministrit Edi Rama me koordinatorët e fushatës në qarqe, ku të parët në selinë e PS kanë mbërritur: Saimir Tahiri, Lindita Nikolla, Taulant Balla dhe Bledi Çuçi, i cili ka ndërprerë turin e tij në Gjirokastër.
Mbledhja që u njoftua një ditë më parë, vjen pas lajmeve për ndryshime në kabinetin qeveritar kur u paralajmërua edhe për shkarkimin e 9 ministrave që janë koordinatorë të PS në qarqe.
Të pranishëm janë gjithashtu ministrat Gjiknuri, Kodheli, Bushati, Klosi, Ilir dhe Beqaj si dhe kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi.