Spartak Ngjela e interpretoi rezolutën e Partive Popullore Europiane si një prelud të një reagimi akoma më të ashpër të ndërkombëtarëve ndaj bojkotit të Partisë Demokratike.
I ftuar në Top Story, Ngjela tha se investimi më madhor i ndërkombëtarëve është reforma në drejtësi dhe dështimin e saj nuk do ta tolerojnë. Sipas tij, pikërisht kjo reformë garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Reforma në drejtësi garanton zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri. Sistemi i drejtësisë është garanti i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Ngjela.
Sipas tij, kërkesa për qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk është thelbi i krizës.
“Epiqendra e krizës është reforma në drejtësi dhe sidomos procesi i Vettingut. Po e bëjnë gjithë këtë për të mbrojtur Saliun”, tha ai.