Një shtëpi ka marrë flakë së fundmi në fshatin Ujz të Gjakovës.
Policia ka konfirmuar se zjarri është në zhvillim e sipër, teksa në një nga dhomat e shtëpisë dy katëshe dyshohet se kanë qenë dy fëmijë 10-13 vjeç, kushërinj.
Lumni Graishta, drejtor në Policinë Rajonale të Gjakovës, tha për Express se për të miturit po presin konstatimin e mjekut.
“Presim konstatimin e mjekut, zjarri është në zhvillim e sipër. Fëmijët janë të gjinisë mashkullore, 10-13 vjeç”, tha Graishta