“Ngjarja e sotme në Milot është tregues i qartë i dështimit të kësaj qeverie përballë krimit dhe bandave”.
Kështu e nis reagimin e tij për atentatin me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e sotme ndaj Klinsman Preçit dhe Ylli Brahimit në qytezën e Milotit, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.
“PD ka denoncuar që herët, me fakte dhe dokumente përfshirjen e segmenteve të caktuara të policisë së shtetit dhe qeverisë me botën e errët të krimit. Ngjarjet kriminale të ditëve të fundit jo vetëm konfirmojnë shqetësimin dhe denoncimet tona, por janë dëshmi e qartë për shqiptarët se kjo qeveri dhe ky kryeministër janë të dorëzuar dhe peng i bandave që terrorizojnë shqiptarët”.
Ndërkohë, në vijim, Aliebaj thekson se regjimi i Ramës dhe bota e krimit janë të lidhura me fije te forta pushteti dhe interesi financiar.
“Pa u larguar ai që ka lidhur pushtetin e tij me bandat, bota e krimit do të rrezikojë çdo ditë e më shumë rendin dhe sigurinë në Shqipëri’, thekson deputeti i PD-së.