Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Ksamil. Policia bëri me dije se i riu është qëlluar në rrethana ende të paqartë në një dhomë hoteli.
Nga dyshimet paraprake thuhet se 33-vjeçari mund të jetë vetëplagosur.
I plagosuri ndodhet në spital, duke marrë trajtim mjekësor. Policia ka shoqëruar shtatë persona për t’i marrë në pyetje, ndërsa grupi hetimor është duke punuar për te sqaruar rrethanat e ngjarjes.