Ngasja erotike në poezinë popullore – Vlora Nikçi, “Kangë popullore erotike” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ngasja erotike në poezinë popullore – Vlora Nikçi, “Kangë popullore erotike”

14:45 | 21/11/2020
në Kryesore
0

Nga Shaban Sinani
Në botimet që mbledhësit e folklorit, individë e institucione, i kanë bërë lirikës popullore, eros-i nuk ekziston. Përmes një termi tinëzar, lirikë dashurie, këngët mirëfilli erotike janë lënë jashtë. Mund të kenë qenë arsye të ndryshme. Në Tiranë këto janë konsideruar si të shthurura, licensioze, me ndikim të keq në edukimin e rinisë. Në Prishtinë ndoshta ka ndikuar më shumë kujdesi për namuzin gjuhësor, një lloj puritanizmi i brendshëm.
Libri i Vlora Nikçit Kangë popullore erotike ka tejkaluar kufirin e këtij përjashtimi, cilado qoftë arsyeja. Janë pak këngë, kangë të vjetra, që ajo i ka dëgjuar si shumë të tjerë, por, ndryshe prej të tjerëve, duke përfshirë edhe folkloristët vetë, pati lirinë e brendshme t’i rendiste e t’i botonte.
Me këtë libër Vlora Nikçi u ka hapur punë studiuesve të traditave gojore, të cilët do të jenë të detyruar të ripërkufizojnë termat lirikë dashurie dhe lirikë erotike. Të afërt mes tyre, këto dy terma as e përfshijnë, as e mbulojnë njëri- tjetrin. Këtu nuk është fjala për fjalët e ndaluara të botimeve të mëparshme të lirikës shqiptare, të cilat në lirikën e dashurisë zëvendësohen nga një figurë poetike (molla, dardha, ftoi), kurse në lirikën erotike thuhen pastër, si çdo fjalë tjetër e gjuhës shqipe, si në këtë dialog të djalit dhe çikës n’zjarrmi të erosit:
– T’hangsha cicat për ndar sjetull! – Kqyr ma poshtë, se e gjê ’i tjetër.
Është diçka më tepër, që sjell libri i Vlora Nikçit Kangë popullore erotike. Para së gjithash janë këngët që kanë funksion inkurajues, funksion nxitës të dashurisë fizike, të erosit siç e përcillte hyjnia greke Eros, funksion që nuk e ka asnjë cikël tjetër këngësh popullore. Këto këngë i kemi dëgjuar të gjithë kur vinte momenti i tyre në ceremonialin e dasmës tradicionale, kur hyn dhandri n’kuer, dhe jo djemtë moshatarë, por motrat, inkurajojnë vëllain e tyre të mos druhet dhe të mos e zgjasë, ta zhveshë nusen e re dhe të marrë e japë kënaqësinë e mezipritur:
Dhandri jonë asht qen, Kape mos u tremb
Se je vllau jem Dhandri jonë asht ujk, Kape mos u tut!
1
Këngë me karakter të mirëfilltë celebrues, urdhërues, për t’u hequr drojën dy të bashkuarve në një familje të re, siç ishin dhe kangët e kënāsë, kanagjeqit.
Një pjesë e këngëve që ka mbledhur Vlora Nikçi shenjojnë inicimin, rishtarinë, krenarinë e djalit dhe çikës që dolën nga fëmijëria dhe tani i kanë të gjitha, para së gjithash fizikisht, për t’u sjellë si të rritur:
Dy të mira në mahallë,
Njana shoqes po i çon fjalë:
– Cilla e kem cicën mâ t’bardhë? – Ûn dukat, ti qelibar,
Ûn jaranin ta kam marrë.
Ose: Matmi vithet, t’gjâna i kam, Ndaç me kut e n’daç me pllamë!
Mburrja me rishtarinë, me jam bâ për burrë, mandej edhe më fort, un jaranin ta kam marrë, nuk ka të bëjë me dashurinë që sublimohet në lirikën popullore, por me kënaqësinë fizike që vjen prej dashurisë.
Vlora Nikçi më së parit i ka shkulë kufijt pengues prej mendjes së vet dhe, e bindur se kënga e popullit nuk redaktohet as bëhet më e fisme se ç’është, ka bashkuar në librin e vet edhe lirika të vjetra që nuk i binden jo qëllimeve edukative, por as shukrëmendeve, po të përdornim një formë të hershme të Mesharit të Buzukut për sakramentet. Janë këngët që lëvdojnë jo besnikërinë ideale, por të kundërtën, adulterin, tradhtinë:
– Haram burrit, gja s’po i lâ, Âsht i keq e s’duhet gjâ,
Âsht i keq, kurrgjâ nuk duhet, Seni i mirë për tâ nuk ruhet!
Dhe na sjell, dora-dorës, deri në një pikë ku lirika e dashurisë dhe lirika erotike jo vetëm s’puthen e s’përputhen kund, por dalin ballë për ballë njëra- tjetrës, me kumte krejt rivalizuese:
Nuse e çikë janë nisë në krua, Tasin n’dorë, burìn’ ngarkua, Djali prapa ju paska vnua:
– Dal, bre çikë me folë me mua, N’mujsh qat nuse me ma msitnua; – Djal’ i dadës, mos ki dert,
Mos të dalt nusja, do dal vetë.
– Si n’dish, çikë, çka asht njerzia, Bahi bashkë, dilni të dyja.
– Nusja e çika me t’shti dërmjet S’të lshojnë ethet dymdhetë vjet,
2

Nuk t’merr gjumi as për tremdhetë!
S’ka kurrfarë shkandulli në këtë këngë, siç s’ka shkandull në epin e Zukut
Bajraktar, kreshnikut fatkeq që e ëma e le lidhun rob, për dashni t’vet me armikun.
Në lirikën e dashurisë gjithçka është rrezëllitëse, djali dhe vajza janë shenjat e bukurisë fizike dhe shpirtërore, modele të denjësisë së përjetshme, lindun për njani-tjetrin. Nderi i gruas në këtë pjesë të lirikës është si në Kanun. Kurse në lirikën erotike djali nuk turpërohet aspak pse çikën ja kanë shti në dorë, por ka qender thjesht se ma ka mbytë krejt:
Po ban djali: unë i mjeri, Ma ka rrokë dadën ni njèri; Pse ma rroku, s’pata dert, Po ma rrzoj, ma myti krejt, Kur u çua, ecke ma lehtë!
Kryehyji i grekëve të vjetër, Zeusi, ndërronte formë trupore që nga shiu i artë deri tek gjallesat më pak poetike të botës për të arritur qëllimet e tij trupore. Të gjitha trashëgimitë e mëdha të popujve janë të mbushura me dashuri dhe tradhti tronditëse, me mençuri dhe marrì mitologjike. Legjendat dhe eposi shqiptar gjithashtu është i mbushur me pasione të mbara e të mbrapshta, duke përfshirë edhe incestin e ndaluar në prag. Lënia jashtë e lirikës erotike i ka ka kthyer djemtë dhe vajzat e dashuruara gati-gati në ashkëtinj, asketë; që e duan njëri-tjetrit vetëm për bukurinë si të Tanushës. Botimi që i ka dhënë lexuesit Vlora Nikçi, me librin e saj, i ka kthyer trashëgimit gojor shqiptar pjesën tjetër, pjesën e munguar, lirikën e marrëzisë prej ngasjes së papërmbajtur erotike.
– Lule, cicën, kuj pja rua?
– Djalit t’ri, të pamartua,
Ç’i vjen natën, pa pritua,
Se i martumi, po priton,
Veç kur vje, ma fort ëm don!
Po i hap kraht e po m’shtrëngon, Si fërliku ëm rrotullon,
Sikur ujku m’kap e m’lshon!
Të kërkosh moral nga këngët ku djali e dada mendojnë si me u dhanë, jo si me u ruejt është një aventurë, aventura për t’u kthyer mbrapsht e për ta rindërtuar folklorin sipas librave të besimit dhe të edukimit. Dhe kështu do të na mbetej, siç dhe kanë mbetur jashtë qarkullimit, këngë të tilla që bëjnë të njohur gjendje shpirtërore të papërsëritshme në cikle të tjera:
Çika çikës po i çon fjalë:
– Cilla e kem’ cicën ma t’bardhë? – Hajt ta vesim na qat djalë,
Veç ka ‘i cicë kem’ me ja dhanë; N’mos daç ti, ia ap kët’ temen,
3

S’mujmë ta lamë si peshkun n’zall, S’mujmë me e lanë pa e gërkua, Mos me ditë rrugën ka me shkua!
Herët a vonë ka për të dalë problemi i shkallës së pranisë së erosit edhe në letërsi, në letërsinë shqipe. Përveç Andon Z. Çajupit, Mitrush Kutelit, Migjenit, Pano Taçit e ndonjë tjetri të rrallë, shkrimtarët shqiptarë i kanë qendruar larg ngasjes erotike, me sa duket edhe në këtë rast për të pasur një letërsi me nur.
Kënga popullore erotike, edhe në këtë libër të Vlora Nikçit, është poezi e zbulimit fizik të trupit njerëzor, e lartësimit të çdo pjese të tij. Por kjo është një lakuriqësi e bukur. Askush nuk shqetësohet nga zbulimi trupor në shtatoret e lashtësisë antike greke dhe romake apo në pikturën e Renesancës europiane. Krejt tjetër është lakuriqësia tregtare, lakuriqësia e pornografisë. Nuk është lirika popullore e erosit ajo që ka nevojë për disiplinim.

Read more

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

Etiketa: Kangë popullore erotikeKenge popullore erotikengasjaShaban SinaniVlora Nikçi

Të Lidhura

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

nga 27
16:00 | 16/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas hetimeve te SPAK dhe masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata e...

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

nga 27
15:46 | 16/12/2025
0

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq katër persona, të akuzuar se përmes një faqeje interneti premtonin se jepnin makina...

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

nga 27
15:44 | 16/12/2025
0

“Rilindja” nuk i lëshon bijtë e saj as kur janë në burg, të dënuar si trafikantë kokaine. Edhe nga qelia,...

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

nga 27
15:30 | 16/12/2025
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot tre dekrete që lidhen me drejtimin e strukturave të Forcave të Armatosura....

Para
I përfshirë në trafik droge, ekzekutohet në banesë shqiptari në Ekuador

I përfshirë në trafik droge, ekzekutohet në banesë shqiptari në Ekuador

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

16:00 | 16/12/2025
Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

15:46 | 16/12/2025
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

15:44 | 16/12/2025
EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

15:30 | 16/12/2025
Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

15:22 | 16/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –
  • Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –
  • EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –
  • Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –
  • SPAK i kërkon Kuvendit të autorizojë arrestimin e Belinda Ballukut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com