Pas publikimit të denoncimit të një vajze të mitur nga fshatrat e Sarandës që akuzonte mësuesin e saj për ngacmim seksual, detaje të reja dalin në dritë për mësuesin, i cili dhe me parë ka qënë i akuzuar për veprime të ngjashme.
Xhaxhai i vajzës shprehet për kamerat se nëse drejtësia nuk vepron për rastin në fjalë familja do bëjë vetëgjyqësi.
Banorët e fshatit rrëfejnë se viktimë e mësuesit 60 vjeçar ka rënë edhe vajza e kolegut të tij vetëm 2 jave para se të behej publik denoncimi i vajzës 11 vjeçare, ngjarje për të cilën banorët shprehen se kanë dijeni.
Orët e vona të së shtunës Policia e Sarandës prangosi mësuesin 60 vjeçar që jepte lëndën e filozofisë.