Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja 10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025 – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja 10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025 –

08:20 | 31/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, te atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën –

Mungesa e ujit të pijshëm vijon në disa lagje të Vlorës, banorët furnizohen me autobote –

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën –

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët –

2025 ishte vit zgjedhor, dhe si çdo vit zgjedhor në Shqipëri, premtimet ishin të shumta dhe të përsëritura. Në mbyllje të vitit, faktet flasin për kantierë të pambyllur, projekte të dështuara rrugësh, afate të shtyra dhe qytetarë të zhgënjyer.

Treni elektrik që nuk u nis 

Në prezantimet 3D të qeverisë, Tirana lidhet me Durrësin dhe Rinasin nga një tren modern elektrik. Në terren, prej më shumë se katër vitesh ekziston vetëm një kantier që s’po mbaron. Me disa afate të shkelura, hekurudha Tiranë–Durrës–Rinas është ende larg përfundimit. Afati i ri i operimit të trenit elektrik është fundi i vitit 2026.

Aeroporti i Vlorës pa fluturime

Në pranverë, skenari i njohur i “fluturimit elektoral” u rikthye prag zgjedhjesh me zbritjen e avionit të parë testues në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Qeveria premtoi se aeroporti i Vlorës do të niste fluturimet këtë vit. Por, faktet tregojnë se në realitet fluturimi i vetëm mbeti ai testues i 8 majit.

Nafta ‘arabe’ e Shpiragut

“Naftë premium si e Arabisë Saudite” kështu e prezantoi qeveria zbulimin e naftës në Shpirag. Por testet e kompanisë SHELL rezultuan zhgënjyese. Gjigandi holandez është drejt largimit nga Shqipëria. Fondi Sovran mbeti një ëndërr e bukur bashkë me premtimin për epokë të re ekonomike nga nafta në Shpirag.

24 orë ujë të pijshëm

Që nga 2013, ky është refreni i çdo fushate elektorale por vendi ende vuan nga mungesa e furnizimit me ujë 24 orë. Afati i ri për të njëjtin premtim është shtyrë në 2030. Këtë vit, gjatë fushatës zgjedhore kryeministri Edi Rama premtoi se në 2030-ën 100% të qyteteve dhe 80% e fshatrave do të mbulohen me ujë 24 orë.

Shqipëria pa avion zjarrfikës

Premtimi i bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale, se Shqipëria do të kishte dy avionë zjarrfikës të gatshëm për sezonin veror, rezultoi i pambajtur. Këtë verë vendi kaloi një situate dramatike për shkak të zjarreve që shkrumbuan mbi 60 mijë hektarë me pyje dhe kullota. Por të vetmit avionët zjarrfikës ishin ata të ardhur nga vendet e BE-së përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile.

Dëmshpërblimet për Gramshin dhe Delvinën

Qeveria premtoi dëmshpërblim dhe rindërtim të banesave për të gjithë banorët e zonave të prekura nga zjarret këtë verë. Në fund të vitit, ata ende presin përmbushjen e këtij zotimi. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) konfirmoi për “Faktoje.al” se inventari me shtëpitë e djegura dhe bagëtitë e humbura ende nuk është përmbyllur.

Llogaria elektorale e 450 shkollave të reja

Në nisje të fushatës, kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e tij kishte ndërtuar 450 shkolla të reja në dhjetë vite. Faktet tregojnë se janë rindërtuar ose zgjeruar vetëm 43 institucione arsimore. Shifra propagandiste e Ramës përfshin çdo ndërhyrje, nga riparimi i tualeteve tek lyerja e mureve.

Odisea e rindërtimit pas tërmetit

6 vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, procesi i rindërtimit është afër mbylljes financiare, por jo i përfunduar në terren. Qeveria ka shpenzuar 131 miliardë lekë dhe raporton se 90% e projekteve janë ndërtuar. Zvarritjet vijojnë të mbajnë pezull ende qindra familje që janë pa çati mbi kokë. Afatet shtyhen vit pas viti dhe çdo 26 nëntor sjell një tjetër justifikim.

‘Flamuri Blu’ për plazhet shqiptare

Ministria e Mjedisit premtoi se Shqipëria do të arrinte standardin europian të “Flamurit Blu” për cilësinë e ujërave larës. Por raportet e BE-së na rendisin në vendin e fundit në Evropë për cilësinë e ujërave bregdetare. Shkaku kryesor? Ujërat e zeza të patrajtuara që derdhen në det, mungesa e impianteve të trajtimit dhe menaxhimi i dobët mjedisor.

Legalizimet pa fund

Ky është premtimi më i vjetër i ricikluar. Çdo zgjedhje sjell një valë të re legalizimesh të premtuara. Por procesi nuk ka fund. Dosjet shtohen, afatet shtyhen, dhe qytetarët mbeten peng të një premtimi që nuk po përmbushet. Që nga nisja e procesit të legalizimeve në vitin 2006 dhe deri më tani, legalizimet janë përdorur si mjet i rëndësishëm për mbështetje politike, sidomos në fushata zgjedhore.

Përfundim 

Në këtë artikull përmblodhëm vetëm 10 rrena, por gjatë vitit 2025 Faktoje ka verifikuar gjithsej 87 premtime të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë. Nga këto, 52 premtime rezultuan të pambajtura, vetëm 6 u mbajtën plotësisht, ndërsa 29 u realizuan pjesërisht. Verifikimet nxjerrin në pah hendekun mes premtimeve dhe realitetit, veçanërisht në një vit zgjedhor si ky që po lëmë pas. /Faktoje.al

 

Të Lidhura

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, te atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën –

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, te atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën –

nga 27
09:50 | 31/12/2025
0

Viti 2025 u shënua nga disa ngjarje të rënda kriminale që tronditën publikun dhe rendin në vend. Gjatë periudhës 1...

Mungesa e ujit të pijshëm vijon në disa lagje të Vlorës, banorët furnizohen me autobote –

Mungesa e ujit të pijshëm vijon në disa lagje të Vlorës, banorët furnizohen me autobote –

nga 27
09:16 | 31/12/2025
0

Lagjet Partizani, Rruga e Re, Blloku te Tregu i Orizit dhe 28 Nëntori vijojnë të përballen me mungesë të theksuar...

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën –

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën –

nga 27
09:10 | 31/12/2025
0

Ndërsa bota përgatitet të festojë hyrjen e vitit 2026, disa vende në Paqësor do të jenë të parat që do...

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët –

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët –

nga 27
09:08 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët e familjes dhe...

Para
Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët –

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, te atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën –

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, te atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën –

09:50 | 31/12/2025
Mungesa e ujit të pijshëm vijon në disa lagje të Vlorës, banorët furnizohen me autobote –

Mungesa e ujit të pijshëm vijon në disa lagje të Vlorës, banorët furnizohen me autobote –

09:16 | 31/12/2025
Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën –

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën –

09:10 | 31/12/2025
Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët –

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët –

09:08 | 31/12/2025
Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja 10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025 –

Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja 10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025 –

08:20 | 31/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, te atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën –
  • Mungesa e ujit të pijshëm vijon në disa lagje të Vlorës, banorët furnizohen me autobote –
  • Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën –
  • Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët –
  • Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja 10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025 –
  • Nga gjeli i detit te pijet, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, te atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën –
  • Mungesa e ujit të pijshëm vijon në disa lagje të Vlorës, banorët furnizohen me autobote –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com