Për nxënësit mund të mos jetë ide e mirë, por me siguri që prindërit shqiptarë i janë gëzuar shumë lajmit.
Pak ditë pasi presidenti francez Emmanuel Macron ndaloi përdorimin e celularëve në shkolla, të njëjtën gjë ka bërë edhe ministria e Arsimit në Shqipëri.
Ministrja Nikolla ka firmosur një urdhër që ndalon rreptësisht përdorimin e celularëve gjatë procesit mësimor nga nxënësit dhe mësuesit.