Në seancën e radhës plenare, që do të zhvillohet nesër (datë: 13. 09. 2021) në Parlamentin shqiptar, pritet që kryeministri Edi Rama, të shpalosë programin qeverisës, si dhe më pas do të bëhet dhe votimi për qeverinë. Raportohet se pasi të kalohen këto 2 procedura, më pas, qeveria e sapoemëruar duhet të betohen para Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Kujtojmë që Partia Socialiste ka 74 mandate të fituara nga zgjedhjet e 25 prillit, 59 ka fituar Partia Demokratike, 4 Lëvizja Socialiste për Integrim dhe 3 të tjera Partia Social Demokrate.