Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur sot se kryeministri Edi Rama e shpërbleu Ardi Veliun me postin e zv.ministrin e Infrastrukturës dhe Energjitikës pasi di shumë gjëra për të.
Ndërkaq, Berisha ka paralajmëruar protesta të tjera pas asaj të 7 korrikut para kryeministrisë.
“Edi Rama është peng i Ardi Veliut se Ardi Veliu di shumë gjëra për Edi Ramën ndaj nuk e shkarkon dot atë.
Edi Ramës i them që ky është vetëm fillimi. Edvin 7 korriku është vetëm fillimi të garantoj dhe dije mirë se fjala ime është fjalë.”-tha Berisha.