Nga klientë në pacientë…Na bëftë mirë pangopësia juaj!   – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga klientë në pacientë…Na bëftë mirë pangopësia juaj!  

17:05 | 01/12/2018
në Shqiperi
0

Nga Raimoda Shundi Dervishi

Historikisht kemi qënë KLIENTË të “Raiffeisen bank” dhe klientë  model madje. Madje për këtë emër kemi edhe një histori familjare. Kur vajza ime e vogël dëgjonte reklamat e dikurshme i deshifrohej sikur shqiptohej “merre vajzën në bankë” gjatë sloganit televiziv. Kjo ngatërresë u desh vite të qartësohej, e teksa dëgjon se më duhej të shkoja për të kryer levizjen e rradhës. Direkt më pyet e kënaqur  – “Pra, unë nuk do shkoj në shkollë sot?”. Besnikëria nuk qenka vlerë.

Sot më duhej të ndërroja klientelizmin tim besnik për të provuar një tjetër alternativë, por rezultoi me pasoja të cilat ende sot nuk i kemi zgjidhur. Duam ta ndërrojmë, por hajde ik nga moria e halleve. Nisin sorollatjet dhe dokumentacioni që duhej të ishte mbyllës, por që ende nuk po na rezulton i tillë. Ndërkohë banka pritëse na orienton se çfarë dokumentesh  na duhet( fillimisht na premtoi se do të qe banka vetë  e cila do i kryente operacionet), ndërsa ne, gjendemi përballë pikëpyetjeve e vrapit  “Po joooo, ju duhet edhe kjooo. Tani paska skaduar afaaatiii”, ndërsa ne përpiqemi të ruajmë qetësine e pyesim – më fal po ne kush na e tha se ky dokument ka një kohë 5 ditore për t’u bërë???.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

E kështu nis nga fillimi katastrofa e orëve kot ku t’i tërheq numrin, pret rradhën, vajza e zyrës me buzeqeshjen robotike në fytyrën e bezdisur nga klientët kokëtrashë, nis të të shpjegojë sipas mënyrës së saj ato çka ti duhet të bësh me termat e tyre tipike. Ne hapim sytë dhe mendjen duke u përpjekur  të orientohemi  në botën e shifrave dhe SISTEMIT  BANKAR. Çfarë kërkoni? “Po ja, duam të mbyllim llogarinë”. Po, por ju duhen një kështu e një ashtuuu, e tëri e vëri…. Ok, marim frymë thellë, firmosim dokumentin e rradhës,  ngarkohemi për të tjerat  dhe rishtas numrin, rradhën, vajzën e bezdisur. Por, prap mungon diçka. Sërish, e sërish. Dhe kur ti mendon se i përfundove dhe mbaroi ankthi dhe orët e shumta në shërbim të sistemit burokratik dhe zhvillimit të ekperimentit tonë bankar, hasesh me ” vrimat, anekset, kryegjënë, penalitetinë, interesat e papaguara, komisionin e parapagimit, penalitetin për shkelje eksluziviteti “ .. si dhe sheh se paske bërë një vrimë në ujë kur mendove se ishe në rregull me shtetin dhe detyrimet nga ku ti mendoje se ishe një qytetar model. Kështu, javët e orët e tua, pa futur ende nervat e konsumuara janë  në prag të shpërthimit. Nga ta kërkoj rehatinë time në këtë lëndinë ujqërish që presin delen e rradhës për t’u ushqyer?

Kjo ndodh më të gjitha institucionet tona çalamane. E nisa më një institucion privat ku shteti “ka më pak fuqi”. Por, nëse e nisim me vetë institucionet shtetërore që nuk di se nga ta zësh të parin, natyrisht që ai portali “Shqipëria që KRYETARI do, dhe jo ne”, jo vetëm që nuk na hyn në punë, por na i komplikon edhe  më shumë situatën, sidomos për kategorinë e pensionistëve që nuk ka kush tu vihet në dispozicion në hadallosjet e botës së qëverisjes web-iste.

Drejtoria arsimore është një nga institucionet kyç ku studentët dhe sidomos ish-studentët kanë kaq shumë punë. Kjo ndërtesë vazhdimisht plot, është totalisht e pa ekspozuar apo e evidentuar si pozicion. Sapo hyn në atë rrugicë që ndodhet fare pranë parlamentit ku të gjithë privatët, noterët, pasticierët, parkimierët, barerët, furrat e bukës kanë ekspozuar biznesin e tyre, Drejtoria Arsimore deri sa të ngjitesh në shkallët e institucionit, nuk ka anjë kartelë ndihmëse për t’u orientuar. Madje në hyrje të saj si për ironi është e shkruar qartazi me ngjyrën e verdhë të ndjelljes teksti ftues i një hoteli diku përball sajë, ndërsa për institucionin shtetëror, vetë DREJTORINË..  asgjë. Pra, edhe nëse shkon në hyrjen e institucionit, ti nuk e kupton se ndodhesh pikërisht në zonën e duhur pasi në krye është ftesa për te ai hotel. Për të mos folur më pas për format e tërheqjes së një dokumenti , kohën, absurditetet e respektimit 24 orësh për t’i dorëzuar ato në postë. Apo edhe më keq akoma, për sistemimin dhe seleksionimin e elementit të ri arsimor klientelist ku punësimi i tyre është një histori më vete.

Më duhej të tërhiqja një dëshmi penaliteti ku të vërtetoja se fëmija im ishte i pa dënuar. Pasi prita 10 ditëshin e kohës së kërkimit mbi identitetin e kërkuar, shkova ta marr dhe shoh se ishte shkruar qartazi emri i vajzës,  por….  me datën time të lindjes. Pra, një përson inekzistent qenka “i pa dënuar”. Tarifat absurde të kripura (vetëm një vulë kushton 200 lekë të reja. Deri në fud të të gjithë dokumentacionit për te nisur shkollën e larte shkon në shifrat e 2000 mije lekeshit), koha, sorollatjet janë karakteristikat më ulëritëse të  vendit që aspak nuk e duam.

Kjo është e përbashkëta  e sistemit të çoroditur burokratik  e demokratik shqiptar ku KLIENTI kthehet në PACIENT, halli në numër, arsimimi në borxh dhe  zgjidhja në ferrë. Cili mbetet i kënaqur në gjithë këtë butafori ngjyrash e pulsantësh që ndizen e fiken sistematikisht? Klientët, pra ne .. jo e jo. Ndoshta ai dikushi që shijon frytet e mira të gjithë kësaj katrahure jo -njërëzore, ende nuk po kupton se shpesh ndodh që rolet ndërrohen, por deri atëherë ne vijojmë të trajtohemi si eksperimente shifrore e çfarë është me e keqja pa dinjitet, me kosto financiaro- kohore të kërcënuar fort. Cili ma kthen mua kohën time në zyrat e populluara nga të paaftë, ku jashtazi shohim kollaret apo uniformat serioze profesionale, ndërsa brenda të kalbura nga lëmshi, paaftësia?? Por ndodh edhe kështu, kur hapet dera e zyrës, shpërthen era  e kastravecit, domates…që ka ushqyer punonjësen pak sekonda më parë?. ” Të bëftë mirë” , të ngec në fyt t’ia thuash, pasi ty të është tharë fyti nga stresi apo inati kolektiv. Na bëftë mirë pangopësia juaj!

 

Etiketa: klientepacienteRaimoda Shundi Dervishi

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
60 vite nga opera e parë shqiptare

60 vite nga opera e parë shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com