Nga kanabisi tek Porti i Durrësit dhe video e Safetit si kamuflim – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga kanabisi tek Porti i Durrësit dhe video e Safetit si kamuflim –

18:34 | 17/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Nga Gjergji Koja

Dy vendime të rëndësishme u morën ditën e djeshme nga dy institucione, godinat e të cilëve ndodhen përballë njëra-tjetrës, jo më larg se 30-40 metra, ndërsa vëmendja e mediave dhe publikut ishte në një video-skandal të ish-Kryebashkiakut Safet Gjici.

Për të dy vendimet duket se është kujdesur Edi Rama, ndoshta edhe stafi i tij i ngushtë, që duke shfrytëzuar një skandal, që i dogji mandatin e dytë një kryebashkiaku periferik, kaluan në heshtje, jashtë zhurmës dhe debatit, ndoshta duke aplikuar aksiomën “që të harrohet diçka shpejt, shfrytëzo një gjë më të madhe”.

Dhe të premten, për sytë e publikut e mediave gjëja më e madhe, ushqimi i përditshëm, ishte pikërisht një video pak më shumë se 2 minuta, e cila tërhoqi vëmendjen nga gjithçka tjetër që gatuhej në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Megjithëse protagonisti i videos deklaroi dorëheqjen, me një deklaratë, ku merrte përsipër përgjegjësitë, sërisht interesi ishte nëse Edi Rama do e shkarkonte ose jo kryebashkiakun, apo nëse oficerët e BKH dhe Policisë do të zbarkonin për t´a arrestuar.

Ndërkohë që gatuheshin skenarët mbi fatin e ish-Kryebashkiakut, në Kryeministri zhvillohej mbledhja e Qeverisë, ku nga sirtarët u nxorr projektligji që legalizon kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale, nismë kjo e hedhur në publik nga Edi Rama muaj më parë, e kundërshtuar nga opozita dhe ndërkombëtarët.

Nisma u miratua, ministrja e Shëndetësisë e pohoi në një konferencë, bashkë me ngritjen e një agjensie që do të monitorojë kanabizimin për qëllime mjekësore e industriale, dhe që ndoshta do të kthehet në institucionin më të lakmuar në mandatin e 3-të të Rilindjes Socialiste.

Projektligji u publikua vonë në orët e mbrëmjes, ndërsa jepeshin detaje sesi do të nisë procesi, si mund të merren licensat, sipërfaqet që do të mbillen, kushtet që duhen plotësuar, kur hiqet licensa.

Referuar kushteve të përcaktuara në projektligj duket se ata që do të marrin licensën, do të jenë kompani apo shtetas të huaj, përderisa kërkohet një eksperiencë 3 vjeçare në fushën e kanabisit mjekësor. Kjo të paktën për atë që do të zotërojë 51% të aksioneve, ndërkohë që 49% mund të jenë edhe shqiptarë, që kanë në zotërim atë kapitalin e përcaktuar në ligj jo më pak se 100 mln lekë.

E gjithë nisma e legalizimit të kanabisit, e cila në disa vende ka rezultuar e dështuar, përfshi edhe fqinjët e Shqipërisë, kaloi në qeveri si propozim për Kuvendin, në momentin e duhur, kur vëmendja politike dhe mediatike, ishte e përqëndruar në pamjet që qarkullonin në rrjet e me mesazhe, ndërsa Safet Gjici po bëhej “kurbani” i parë i “kuajve” të skuadrës së Edi Ramës, sikundër i quante gjatë fushatës së 14 majit.

Paralelisht me këtë vendim të Qeverisë, në godinën përballë, atje ku ndodhen edhe zyrat e Gjykatës Kushtetuese, merrej një tjetër vendim, ai për Portin e Durrësit. Opozita i ishte drejtuar Kushtetueses me një kërkesë për shfyqizimin e marrëveshjes mes Qeverisë Rama dhe Emirateve të Bashkuara, projekt që e ka cilësuar korruptiv dhe anti-Kushtetues.

Projekti 2 mld dollarë, nismë personale e Edi Ramës, njëlloj si ajo e kanabisit për qëllime mjekësore, u vlerësua nga anëtarët e Gjykatës si në përputhje me Kushtetutën, çka do të thotë se palët e interesuara do të ecin vetëm përpara, sikundër e thotë edhe kënga që Rama e zgjodhi ta kishte si pjesë të fushatës.

Me dyer të mbyllura, Kushtetuesja me shumicën e votave të anëtarëve, vendosi në favor të Qeverisë, ndërsa vendimi i plotë do të publikohet në një moment të dytë.

Anëtarët që kanë votuar “pro” Qeverisë nuk janë ndier të shqetësuar as për faljen e 1 mln metra katror truall, pronë publike, as për shqetësimet dhe kundërshtimet e ngritura nga BE dhe NATO, as për faljen e taksave për kompaninë e Alabarit, për të mos thënë pastaj për akuzat e opozitës, që e trajton si një projekt korruptiv.

Sigurisht që edhe ky vendim i Kushtetueses, pavarësisht çështjes, nuk mund të prevalonte mbi atë videon e realizuar 10 ditë përpara se në mënyrë të mistershme, të shfaqej në rrjet, pikërisht në ditën kur pamjet që ofroheshin nga zyra e një ish-Kryebashkiaku, duhej të sfumonin çdo ngjarje tjetër.

Ndoshta një rastësi, që në fund të fundit i “shërbeu” vetëm njërës palë, për të kaluar në heshtje, një nismë për lulëzimin e kanabisit mjekësor e industrial, dhe tjetra për të ngritur kullat shumëkatëshe atje ku ndodhet Porti i Durrësit.

Thonë se çudia më e madhe 3 ditë zgjat. Ndoshta kur të dalë video e rradhës, do të shohim të miratuar nismën e legalizimit të parave të padeklaruara.

Tani për tani do të ecim përpara me kanabizimin mjekësor dhe kullat te Porti.

Read more

Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo? –

Monitorim ditor, më vonë “bord transparence” –

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit –

SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu –

Të Lidhura

nga 27
14:10 | 11/03/2026
0

Kreu i PD Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po e çon vendit kundër rrugëtimit të...

Monitorim ditor, më vonë “bord transparence” –

Monitorim ditor, më vonë “bord transparence” –

nga 27
13:58 | 11/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë, Kryesinë e Partisë Socialiste. Ndërkohë po sot, u mblodh qeveria ndërsa në...

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit –

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit –

nga 27
13:38 | 11/03/2026
0

Në seancën në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, lidhur me atentatin ndaj ish-deputetit Arjan Ndoja te...

SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu –

SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu –

nga 27
13:14 | 11/03/2026
0

Prej më shumë se një viti në paraburgim, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të ketë mundësinë të njihet me...

Para
Detaje nga aksidenti tragjik ku ndërroi jetë 8-vjeçarja –

Detaje nga aksidenti tragjik ku ndërroi jetë 8-vjeçarja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo? –

Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo? –

14:10 | 11/03/2026
Monitorim ditor, më vonë “bord transparence” –

Monitorim ditor, më vonë “bord transparence” –

13:58 | 11/03/2026
I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit –

I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit –

13:38 | 11/03/2026
SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu –

SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu –

13:14 | 11/03/2026
Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’ për hedhjen në treg të barnave të skaduara –

12:54 | 11/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo? –
  • Monitorim ditor, më vonë “bord transparence” –
  • I përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, ja pse u shty seanca ndaj Amar Shkëmbit –
  • SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu –
  • Prokuroria e Tiranës nis hetimet për ‘Rejsi Farma’ për hedhjen në treg të barnave të skaduara –
  • Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Qeverisë, kërkojnë kompensim –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tregjet e basteve parashikojnë, nëse Rama do të bjerë këtë vit apo jo? –
  • Monitorim ditor, më vonë “bord transparence” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com