Nga certifikatat e vaksinimit, testit PCR dhe kategoritë që përjashtohen, hyjnë sot në fuqi masat e reja kundër pandemisë COVID në Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga certifikatat e vaksinimit, testit PCR dhe kategoritë që përjashtohen, hyjnë sot në fuqi masat e reja kundër pandemisë COVID në Kosovë

10:13 | 06/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Këtë të hënë hyjnë në fuqi masat e reja kundër koronavirusit në Kosovë, të njoftuara nga qeveria e Kosovës.

Sipas masave të reja, qytetarët që do të hyjnë në Kosovë duhet të jenë të pajisur me dëshminë e vaksinimit të plotë, të testeve negative apo dëshmisë se e kanë kaluar koronavirusin.

Po ashtu kërkohet nga të gjithë personat që do të hyjnë në Kosovë pas datës 3 janar 2022, të kenë dëshmi të vaksinimit të plotë, ose një dozë të vaksinës bashkë me test negativ PCR, ose një dozë e vaksinës me dëshminë e kalimit të sëmundjes.

Read more

Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

Për qytetarët e Kosovës dhe atyre me qëndrim të përkohshëm, me masat e reja, u jepet “mundësia të vaksinohen nga ekipet e vendosura në pikat kufitare” tokësore, por edhe në aeroportin “Adem Jashari”.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi më herët bëri thirrje për vaksinim të qytetarëve për të parandaluar përhapjen e COVID.

Ai gjithashtu njoftoi se procesi i vaksinimit do të realizohet edhe gjatë fundjavave.

Gjithashtu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më herët është shprehur se situata epidemiologjike në Kosovë është e qetë, por mund të rrezikohet nga varianti i ri i koronavirusit Omicron, që është përhapur në disa shtete në botës.

Nga paraqitja e dëshmive për vaksinim apo testeve për COVID-19, sipas masave të reja do të përjashtohen personat që kalojnë transit nëpër Kosovë, personat nën 12 vjeç si dhe ata që kanë dëshmi mjekësore se nuk mund të vaksinohen.

Dëshmia e vaksinimit të plotë po ashtu do të kërkohet edhe nga personat që përdorin transportin publik.

Mbajtja e maskës vazhdon të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.

Ndërkaq, as orari i gastronomisë nuk ka ndryshuar, sektor i cili lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërkaq muzika ndalohet pas orës 21:30.

Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me masat kundër pandeminë Covid-19.

Etiketa: hyjnë sot në fuqi masat e reja kundër pandemisë COVID në Kosovëmasat e reja kundër koronavirusit në KosovëNga certifikatat e vaksinimittestit PCR dhe kategoritë që përjashtohen

Të Lidhura

Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –

Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –

nga 27
21:00 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra, me premtimin e...

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

nga 27
20:40 | 09/03/2026
0

Një shtetas turk ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Saukut, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja...

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –

nga 27
20:28 | 09/03/2026
0

Filantropi dhe mendimtari i njohur amerikan me rrënjë shqiptare, Nicolas Berggruen, dhe vëllai i tij, historian arti, Olivier Berggruen, u...

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

nga 27
19:30 | 09/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Foltoren e kësaj të hëne zbuloi edhe orën e...

Para
Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, rritet bilanci i viktimave, shkon në 15 numri i të vdekurve, 27 persona ende të zhdukur

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, rritet bilanci i viktimave, shkon në 15 numri i të vdekurve, 27 persona ende të zhdukur

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –

Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –

21:00 | 09/03/2026
Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

20:40 | 09/03/2026
Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –

Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –

20:28 | 09/03/2026
Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –

19:30 | 09/03/2026
Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –

18:56 | 09/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –
  • Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –
  • Nderohen me titullin “Doctor Honoris Causa” nipërit e Aleksandër Moisiut, Berggruen –
  • Detaje nga protesta e 12 marsit, Berisha njofton orën e grumbullimit –
  • Ja tre arsyet pse nuk ishte penallti –
  • Varfëria, OSHEE u kthehet skemave për pagesë me këste të borxheve të familjarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vajzave të huaja u premtohet punë, por përfundojnë në burg –
  • Krisma në Sauk, nga sherri mes turqve, plagoset një prej tyre brenda lokalit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com