Nexhmije Pagarusha: Kur e dëgjoj Inva Mulën nuk mund të vij në vete – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nexhmije Pagarusha: Kur e dëgjoj Inva Mulën nuk mund të vij në vete

15:55 | 01/12/2018
në Gossip
0

Nexhmije Pagarusha është ndoshta personazhi shqiptar për të cilën është shkruar aq shumë e vetë ajo nuk dëshiron të intervistohet në këto vitet e fundit.

Pagarusha, zëri i kristaltë i shqiptarëve, në një intervistë me Sanije Gashin për librin e saj “Ecje nëpër kujtesë – tregime jete të grave me karrierë” tregon se si u krahasua me këngëtaren e madhe Maria Kallas dhe se si gjithmonë e ka dashuruar zërin e Inva Mulës.

“Kur e dëgjoj Inva Mulën, nuk mund të vij në vete. Kam kënduar shumë evergreen dhe të gjitha në shqip…. Këta të Radio Kosovës kanë mbledhur shumë këngë të mia. Ndoshta pse tani kam kohë t’i analizoj, natyrisht, gjej aty-këtu të mos më pëlqejë ndonjë takt, ose se do të mund ta këndoja ndryshe etj. I dëgjoj me kënaqësi, por nganjëherë mërzitem, thjesht, nuk mund ti dëgjoj fare”, tregon Bilbili i Këngës Shqipe kur flet me Sanije Gashin.

Read more

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Pagarusha ka një karrierë edhe në performimin e klasikëve si Verdi e Betoveni, incizime të cilat kanë humbur dhe prandaj nuk na e kanë lënë neve trashëgimi ta dëgjojmë Nexhmijen në ajkën e muzikës në përgjithësi, në muzikën klasike.
Megjithatë, opera është edhe sot e pranishme në notat e bukura të këngëve që i ka kënduar ndër vite Nexhmija. Kush mund ta mohojë se kënga “Baresha” nuk është një provë se Nexhmija ishte këngëtare madje edhe operistike, një artiste e denjë e notave dramatike muzikore?

Ajo tregon se si dirigjenti Oliver Ristiq, para rreth 40-të vitesh, e krahasonte Nexhmijen me Maria Kallasin – këngëtaren e madhe të operës.

“Ku je Kallasova (Maria Kallas), e mua më vinte turp, ulja kokën e kaloja. Dhe një ditë ishte ide e tij që ta bënim një koncert me muzikë klasike… Na angazhoi mua, soprano, Qazim Dushkun e ndjerë, bariton, Mile Jovanoviqin dhe Jordan Nikoliqin, tenorë” vazhdon tregimin Nexhmije Pagarusha, këngëtarja e madhe shqiptare.

Në këtë koncert, i cili me gjasë nuk i ka shpëtuar incizimeve ose nuk është incizuar kurrë, Nexhmija këndoi “Ah perfido” nga Betoveni, pjesë nga “Traviata” bashkë me Jordanin dhe “Madame Butterfly”. KultPlus.com

Etiketa: Inva MulaNexhmije Pagarusha

Të Lidhura

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

Gonxhe ndan pa garë 2.3 MLN euro për lavanderinë në spitalin e Fierit dhe atë të Erdoganit

nga 27 ok
15:40 | 26/11/2024
0

Ministrin i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, po i çon lekët e spitaleve në lavatriçe. Në muajt e fundit...

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

Veliaj natën i vret qentë endacakë, ditën u bën tender për ushqimin, i jep 105 milionë lekë Albert Metanit

nga 27 ok
15:37 | 26/11/2024
0

Edhe tek ushqimi për qentë endacakë ndërhyn Erion Veliaj, duke i çuar paratë tek miku i tij Albert Metani. Pasi...

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

Masa e arrestit/ Berisha kërkon lirinë, Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e ankimit

nga 27 ok
15:35 | 26/11/2024
0

Gjykata Kushtetuese ka kaluar për shqyrtim ankimin që ka bërë Sali Berisha ndaj masës së sigurisë arrest në shtëpi, të...

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

Noka publikon procesverbalin: Policia po fsheh krimin, vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm

nga 27 ok
15:33 | 26/11/2024
0

Nënkryetari i PD, Flamur Noka ka publikuar një dokument në rrjetet sociale për të cilin denoncon se është procesverbali i...

Para
Nga klientë në pacientë…Na bëftë mirë pangopësia juaj!  

Nga klientë në pacientë...Na bëftë mirë pangopësia juaj!  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

10:22 | 25/12/2025
Diella, krijesa që po përvëlon të atin

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:08 | 25/12/2025
2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

09:54 | 25/12/2025
Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

08:52 | 25/12/2025
Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

08:34 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –
  • Diella, krijesa që po përvëlon të atin
  • 2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –
  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –
  • Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –
  • Diella, krijesa që po përvëlon të atin

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com