Nënshtetësia gjermane, qeveria lehtëson kriteret – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nënshtetësia gjermane, qeveria lehtëson kriteret –

09:04 | 08/01/2023
në Bota
0

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Kush do të bëhet gjerman në të ardhmen, nuk do të duhet të dorëzojë patjetër nënshtetësinë e vendit origjinë. Kjo del nga një draft i projektligjit për nënshtetësinë gjermane të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, i cili iu dorëzua të premten dikastereve të tjera të qeverisë gjermane për miratim.

Qëllimet e parashtruara në marrëveshjen e koalicionit qeveriatr gjerman të vitit 2021 për një “të drejtë moderne të nënshtetësisë”, lehtësojnë po ashtu rregulloren për kushtin e gjuhës gjermane për grupe të caktuara që duan të marrin nënshtetësinë gjermane. Krahas kësaj do të shkurtohet koha minimale që duhet respektuar para shtrimit të kërkesës për nënshtetësinë gjermane.

Në projektligj, që e ka në dorë agjencia gjermane e lajmeve, dpa, thuhet se lehtësimet për vërtetimin e njohjes së gjuhës gjermane dhe detyrimi për testin e nënshtetësisë do të hiqen për të gjithë të huajt që janë të paktën 67 vjeç. Me këtë synohet të vlerësohen arritjet e punës së brezit të punëtorëve të ardhur në vitet 50-60 të shekullit të kaluar “gastarbeiter”, të cilëve në vitet e para nuk iu ofruan as kurse gjuhe dhe as oferta integrimi në vitet e qëndrimit në Gjermani.

Nga lehtësimet do të përfitojnë jo vetëm të moshuarit, që erdhën me marrëveshjen e atëhershme të punësimit, por të gjithë ata që janë pjesë e kësaj grupmoshe. Për më të rinjtë që duan të marrin nënshtetësinë gjermane do të ketë edhe raste përjashtuese, si rasti i vështirësisë së veçantë për kujdesin shëndetësor të një anëtari të familjes. Në këtë rast do të mjaftojë që personi i prekur të njohë gjuhën vetëm në nivelin e komunikimit gojor.

Lehtësime të tjera

Projektligji është pjesë e planit të SPD-së, Të Gjelbërve dhe FDp-së për të reformuar gjerësisht politikën e migracionit dhe integrimit. Në bazë të reformës qëndron ideja që dhënia e nënshtetësisë hap rrugën për një pjesëmarrje të zgjeruar në shoqërinë gjermane, nga e cila përfiton si shoqëria gjermane edhe nënshtetasit e rinj.

.Sipas planeve, nënshtetësia do mund të kërkohet edhe 5 vjet pas qëndrimit të rregullt në Gjermani, deri më tani aplikuesit duhet të prisnin 8 vjet. Ndërsa në raste të veçanta të arritjeve të shpejta integruese në Gjermani, arritje të shkëlqyera në shkollë apo profesion, angazhim vullnetar apo njohuri perfekte të gjuhës, do të mjaftojnë tre vjet për shtrimin e kërkesës. Ndërsa detyrimi opcional për fëmijët e të huajve të lindur në Gjermani do të hiqet plotësisht. Kjo do të thotë, që të rinjtë nuk kanë nevojë më të vendosin mes nënshtetësisë gjermane apo asaj të prindërve të tyre.

Gjithashtu do të shkurtohet edhe kohëzgjatja e nevojshme për të marrë qëndrim të rregullt një prind që ka lindur fëmijë në Gjermani që duan të marrin nënshtetësinë gjermane. Kjo kohë do të shkurtohet nga tetë në pesë vjet. “Nga ky shkurtim i ndjeshëm i një kohës së qëndrimit në Gjermani të një prindi do të rritet numri i fëmijëve që marrin nënshtetësinë gjermane”, thuhet në projektligj, sipas dpa.

Edhe kushti i futur në vitin 2019 për “integrim në marrëdhëniet jetësore gjermane” do të hiqet. Por nënshtetësia nuk do të jepet kur ” i huaji është i martuar me disa persona ose në rast se ai me sjelljen e tij tregon, se nuk do të pranojë barazinë mes burrit e gruas e vendosur në kushtetutë.” Kritika për planet vijnë nga opozita. Politikani i CDU-së,Thorsten Frei e pranon, se Gjermania është vend immigrimi, por “kjo nuk do të thotë që të jepet nënshtetësia gjermane kujt të dojë.” DW

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Çfarë fshehu poshtë makinës? Kapet 48-vjeçari në Kukës –

Çfarë fshehu poshtë makinës? Kapet 48-vjeçari në Kukës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com