Nëna e Bledar Toçit: Kokainën ma pinte burri për qetësimin e dhimbjes së kokës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nëna e Bledar Toçit: Kokainën ma pinte burri për qetësimin e dhimbjes së kokës

20:27 | 17/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nëna e Bledar Toçit rrëfen në një intervistë për Top Channel prapaskenat e ngjarjes që tronditi një javë më parë Kavajën; kontrollin policor, dozat e kokainës që u gjendën në apartament dhe marrëdhënien e të birit me viktimën dhe Marsidën që u shndërrua në protagoniste të një ngjarjeje ende me shumë pikëpyetje.

Disa prej të cilave i ngre dhe vetë Fatbardha Toçi, dy djemtë e së cilës janë nën arrest.

“Po të ishin në grup, në lidhje, si do të jetonim në këtë shtëpi 50 m2? Ai ka qenë në shtëpi me qira në Tiranë 10 vjet dhe erdhi këtu se nuk i dilte. Gruaja i iku në Itali me djalin se ka prindërit dhe Bledari do të ikte, por po priste të bënte dokumentacionin. Është thënë se është në atë punë prej xhaxhait të vet deputet, po Bledari është i përgatitur me 3 fakultete. Bledari është pa shtëpi. Jeton këtu me ne. Ka punuar te Presidenti, në Gardë… Nëse do të merrej me këto që thuhet si do të merrej në ato pozicione pune?!”,- shprehet Fatbardha.

Read more

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Ka përdorur gjuhë fyese –

Si nënë, ajo ka frikë se e gjithë “zhurma” mbi Bledarin dhe rolin e tij në ngjarje mund të ndikojë për keq në shëndetin e të birit.

“Them se mund të kalojë në depresion me këto që po i vejnë. Nuk na lejojnë ta takojmë përditë po të dhënat i kemi marrë nga mjeku që është më mirë. Tani e kanë dërguar në QSUT te Spitali i Burgut, ndërsa djali i vogël është në Peqin. As me të nuk kemi folur”, shprehet nëna e Bledarit.

Jehonën e gjerë dhe debatet e shumta që zgjoi ngjarja e trajtuar fillimisht si një krim pasioni e më pas si vepër e një grupi të strukturuar kriminal, Fatbardha e lidh me një sulm politik ndaj të birit si pjesë e strukturës shtetërore, ndërsa  foton e Bledarit me viktimën e konsideron një montazh, një manipulim mediatik, pasi ata, sipas saj, nuk e njihnin njëri-tjetrin.

“Si nënë nuk e besoj që kjo të jetë e vërtetë, them se u bë kaq mediatike për arsye politike. Meqë ka detyrën si person publik i shtetit. Këtu sulmohen gjithmonë ata që janë në punë dhe jo ata që rrinë nëpër rrugë. Nuk e besoj që Bledari të ketë foto me viktimën. Është një montazh, një bashkim fotosh për të bërë lidhjen mes tyre. Ai ka qenë person i dënuar”, thotë ajo.

Lidhur me gjetjen e dozave të kokainës në apartamentin e tyre, ajo i qëndron deklaratës së bërë nga avokati i djemve se ato përdoreshin nga bashkëshorti për arsye shëndetësore.

“Në shtëpi u gjendën 7 doza të vogla që i përdor burri im si qetësues për dhembjen e kokës. Ai i ka siguruar vetë ato diku në Laprakë. Tani vonë i ka filluar se nuk po i duronte dot dhembjet e kokës. Ka pësuar një aksident të rëndë dhe e ka jetë të dytë këtë”, tregon Fatbardha.

Që nga dita kur ndodhi ngjarja Fatbardha nuk ka dalë më nga shtëpia. Ndjehet nën presion ndaj i bën thirrje medias të presin përfundimin e hetimeve, para se të aludojnë dhe të përflasin familjen e saj.

Me lot në sy, ajo ngre pyetjen pse policia nuk e kapi më parë viktimën, një person problematik dhe në kërkim, po lejoi që të ndodhte ngjarja e rëndë, teksa shpreh bindjen se i biri e kreu vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes.

“Dihet kush është ai që u vra. Le ta merrte policia në dorë. Pse e la atë?! Pse e akuzojnë Bledarin pse e vrave?! Po vetëmbrojtje është. Kushdo që ka përballë një që do ta gjuajë si do të reagojë?! Do të mbrosh veten përballë një krimineli. … Ne nuk e kemi pasur e as do ta kemi këtë traditë të vrasjes. Ishte aksidentale. Ai u mbrojt”, shprehet nëna e policit.

/Top-Channel

Etiketa: Fatbardha ToçiMarsida QatjaNëna e Bledar ToçitSpitali i Burgutvarja

Të Lidhura

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

nga 27
15:27 | 03/04/2026
0

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar...

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

nga 27
14:43 | 03/04/2026
0

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

nga 27
14:00 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

nga 27
13:46 | 03/04/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisioneNë...

Para
Haradinaj akuza të forta ndaj Ramës, Thaçit dhe Vuçiç: Donin të grabisnin 10 miliardë € nga ndarja e Kosovës

Haradinaj akuza të forta ndaj Ramës, Thaçit dhe Vuçiç: Donin të grabisnin 10 miliardë € nga ndarja e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –

15:27 | 03/04/2026
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:43 | 03/04/2026
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

14:00 | 03/04/2026
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

13:46 | 03/04/2026
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

13:36 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –
  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
  • Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
  • Ka përdorur gjuhë fyese –
  • Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë –
  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com