Skuadra e Izraelit, e cila do të luajë sonte përballë Kombëtares shqiptare ka mbërritur sot në ambientet e stadiumit “Air Albania.
Siç shihet edhe në video, dy autobusët që mbajnë brenda lojtarët kanë shoqëruar nga masa të rrepta sigurie, për shmangien e çdo incidenti të mundshëm. Ndërkohë është zbuluar edhe formacioni i lojtarëve që do të ndeshen sot me Izraelin.
Në portë sërish do ë jetë Etrit Berisha, ndërkohë që në mbrojtje ndryshimi i vetëm mendohet të jetë Veseli i cili do të zërë vendin e Kumbullës. Balliu dhe Hysaj do të pozicionohen në krahë, ndërsa në qendër të mesfushës do të jenë, Bajrami-Asllani, që do të shoqërojnë Amir Abrashin. Ndërkohë, në sulm trajneri italian ka menduar që të rikthejë Armando Brojën dhe Myrto Uzunin.
Kristian Shkreli denoncohet nga biznesi në KPP: Favorizoi një firmë me 143 milionë lekë
Bashkisë Vau i Dejës, Kristian Shkreli, manipulon tenderat duke i dhënë pa garë dhe duke sajuar kriteret duke pasur parasysh...