Presidenti i Këshillit Evropian, CHarles Michel do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Tiranë, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Zyrtari i lartë europian do të pritet në takim me kryeministrin Rama në orën 10:15, ndërsa do të zhvillojnë edhe një konferencë për shtyp, lidhur me progresin e negociatave.
Axhenda:
-Në orën 10.15, në bulevardin pranë Kryeministrisë do të zhvillohet Ceremonia e Mirëseardhjes.
-Në orën 10.30, takimi kokë më kokë dhe takimi i dy delegacioneve
-Në orën 11.15, konferenca për shtyp