Negociatat, ministri gjerman: Qeveria e di se ka ende shumë për t’u bërë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Negociatat, ministri gjerman: Qeveria e di se ka ende shumë për t’u bërë

16:36 | 11/05/2018
në Shqiperi
0

Samiti i Ballkanit Perëndimor në Sofje do të konfirmojë perspektivën e BE-së për gjithë shtetet e rajonit, thotë në intervistë me Deutche Welle ministri i shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë e Jashtme gjermane Michael Roth.

DW: Z. Roth, cili është qëllimi i vizitës tuaj në rajon?

Roth: Qëllimi kryesor i vizitës sime në Maqedoni dhe Shqipëri është të shpreh mbështetjen e fortë të qeverisë sime. Jemi të kënaqur që shohim zhvillime pozitive në të dy vendet. Nga ana tjetër dëshiroj të inkurajoj udhëheqësit politikë, por edhe shoqërinë civile që të vazhdojnë procesin jashtëzakonisht kërkues dhe nganjëherë rraskapitës të reformave. Në fund të fundit përpjekjet ia vlejnë, por unë e di që njerëzit duhet të shohin dritë në fund të tunelit – punë, një shtet të qëndrueshëm, administratë moderne dhe funksionale, sundim të fortë të ligjit dhe kulturë demokratike. Kjo nuk është vetëm në interes të BE-së por edhe në interes të popullsisë së këtyre vendeve.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

DW: Përgatitjet për Samitin e Ballkanit Perëndimor në Sofje javën e ardhshme nxorën sërish në sipërfaqe grindjet e vjetra brenda BE-së. Problemi i pavarësisë së Kosovës rrezikon suksesin e samitit, por tregon gjithashtu sërish ndarjet brenda BE-së. A janë këto ndarje të brendshme në BE që rrezikojnë perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor?

Roth: Samiti i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor nën patronazhin e presidencës bullgare të BE-së do të konfirmojë perspektivën e BE-së për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Është një mundësi e mirë për të diskutuar me miqtë dhe partnerët tanë nga vendet e Ballkanit Perëndimor se çfarë duhet të bëjnë për ta arritur këtë dhe ku mund t’i mbështesë BE-ja me para dhe ekspertizë në këto përpjekje. Ekzistojnë dy sfida kryesore: forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit nga njëra anë dhe stabilizimi i sistemit të mirëqenies, i punësimit dhe ofrimi i një perspektive pozitive për brezin e ri në anën tjetër. Shpresoj që në këtë drejtim takimi i Ballkanit Perëndimor mund të dërgojë disa sinjale pozitive për njerëzit në Ballkanin Perëndimor.

Ne duhet të marrim parasysh se Ballkani Perëndimor nuk është një bllok homogjen. Kemi jemi duke zhvilluar bisedime me Malin e Zi dhe me Serbinë. Tani po diskutojmë për shansin për të filluar negociatat me Shqipërinë dhe me IRJM-në (FYROM). Situata në Kosovë dhe në Bosnje-Hercegovinë është mjaft e vështirë. Ne mbetemi të përkushtuar, por pa reforma thelbësore do të jetë e vështirë të ridinamizojmë procesin për këto dy vende. Por kjo nuk duhet të ndikojë në perspektivat e vendeve si IRJM-ja dhe Shqipëria.

DW: Nga Shkupi jo do të qëndroni për vizitë në Tiranë. Si e shihni rrjedhën e reformave në Shqipëri?

Roth: Shqipëria ka arritur shumë. Qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t’u bërë. Ka disa shqetësime në lidhje me luftimin e krimit të organizuar, por përsëri rekomandimi është pozitiv. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për vendin, por edhe për BE-në dhe për të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë.

DW: A ka dallime midis Maqedonisë dhe Shqipërisë sa i përket progresit drejt BE-së?

Roth: Këto dy vende nuk janë në garë mes tyre. Komisioni i BE-së dërgoi sinjale shumë pozitive për të dy vendet, rekomandimet janë pozitive për të filluar negociatat në të ardhmen e afërt. Tani varet nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së që të marrin një vendim në qershor. Pa arritje pozitive në të dy vendet nuk do të kishim marrë rekomandime të tilla pozitive nga Komisioni i BE. E sigurt është  se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë në krye të agjendës sonë politike, jo vetëm në Gjermani, por edhe në BE.

/www.dw.com/

Etiketa: michael rothSamiti i Ballkanit Perëndimor

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Qëlloi Bushin me këpucë, sot gazetari kandidon në zgjedhjet e Irakut

Qëlloi Bushin me këpucë, sot gazetari kandidon në zgjedhjet e Irakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

21:31 | 16/03/2026
Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

21:13 | 16/03/2026
Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –

20:43 | 16/03/2026
Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –

20:21 | 16/03/2026
Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –

20:09 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –
  • Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –
  • Tentoi të kalonte 60 kg marijuanë në kufi, arrestohet një 18-vjeçari –
  • Misioni detar nuk futet në Ngushticën e Hormuzit –
  • Shqipëria në telashe para Polonisë, sulmuesi pëson dëmtim të rëndë –
  • Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –
  • Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com