Nga Alma Dema Tërshalla
Fund-vit
Puqen ditët ktë fundmuaj të fundit
në kalendar
E birilat e mia, shkuar në litar!
Puthen ditët ktë fundvit si rruazat shkuar fillit,
shpatat shtyhen me varre kresë,
në kica të millit.
Rrëshqanthen ditët ktë fundmuaj i fundit në rradhë,
Ky vit që derën mbyll
herë një pëllumbeshë e herë një galë e përdalë!
Shtyhen ditët për në fund, si gllënjkë e pirë me eks
sy me sy shihen njerëzit
për pak më shumë dashuri dhe shpresë!