Një sasi prej 11.6 ton birrë është bllokuar në Han të Hotit nga AKU për shkak se afati i skadencës ë produktit ishte afër datës së deklaruar në etiketë ose në dokomentacionin shoqërues.
Nga kontrolli fizik i ngarkesës së produktit nga ana e trupës inspektuese në pikën doganore të Hanit të Hotit u konstatua se, ky produkt me origjinë nga Estoni – Meksiko, eksportuar nga Mali i Zi, nuk respektonte urdhërin e ministrit Nr.250 dt 29.07.2011 ku ndalohen importet e produkteve në prag skadence.
Sa më sipër, AKU ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 11.6 ton në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.