Ditën e sotme do të luhen dy sfidat e para të javës së 24-t të “Abissnet Superiore”. Ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohen si në stadiumin e Vorës, ashtu edhe në Durrës.
Në orën 13:30, Vora do të presë në shtëpi kampionët e Egnatias, në një sfidë tepër delikate.
Vorakët do të kërkojnë pikë për t’u larguar nga zona e ftohtë, ndërsa rrogozhinasit e duan fitore për presion ndaj kryesuesve.
Në krahun tjetër, në orën 16:30, Teuta do të luajë në “Niko Dovana” përballë Bylisit.
Ballshiotët duan të dalin nga vendi i 9-të që do të thotë Kategori e Parë, ndërsa Teuta të tentojë sa më shumë për t’u afruar me “Final Four”.










