Në krye të hetimeve për ekzekutimin e Mond Çekiçit vihet Tonin Vocaj, zbulohet pista kryesore. 4 personat që morën pjesë ne atentat ”vrasës me pagesë” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në krye të hetimeve për ekzekutimin e Mond Çekiçit vihet Tonin Vocaj, zbulohet pista kryesore. 4 personat që morën pjesë ne atentat ”vrasës me pagesë”

14:07 | 21/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Atentati mafioz i mëngjesit të së shtunës, ku në lagjen nr 16, të qytetit bregdetar të Durrësit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Edmond Koçi, i njohur me nofkën “Mond Çekiçi”, po hetohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili drejtohet nga drejtori i Policisë kriminale, Tonin Vocaj dhe drejtori për Krime të Rënda, Arben Dashi. Sipas burimeve të deritanishme ngjarja e ndodhur ka të bëjë me të kaluarën kriminale të viktimës.

Ndërsa pista kryesore ku janë përqëndruar hetuesit, ka të bëjë me përplasjen mes grupeve kriminale në qytetin bregdetar, ku hetuesit ngjarjen e së shtunës e lidhin edhe me disa atentate të tjera në Durrës, të ndodhura në 2-3 vitet e fundit.

Read more

Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai –

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes –

Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë –

Po na mbaron ushqimi –

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Fax Neës se për të rënë në gjurmët e autorëve janë duke u kqyrur dhjetëra kamera sigurie, në vendin ku ndodhi ngjarja. Hetuesit dyshojnë se në atentatin mafioz dyshohet se kanë marrë pjesë të paktën 4 persona, dy prej të cilëve kanë ekzekutuar 40-vjeçarin dhe dy të tjerë që i kanë ndihmuar ata, për t’u larguar pasi dogjën automjetin.

Arma e gjetur në makinën e djegur pas krimit të rëndë është dërguar në laboratorin e kriminalistikës për ekzaminim. Por, sipas burimeve është shume e vështirë të gjenden prova në të, pasi ajo është shkrumbuar tërësisht.

Autorët që derdhën të gjithë karikatorin mbi trupin e 40-vjeçarit, dyshohet të  jenë vrasës me pagesë, ndërkohë që nga pamjet e disa kamerave që policia ka sekuestruar, ata duken që kanë qenë të kamufluar me veshje si ato të ushtrisë.  Ndërsa fytyrën e kanë pasur të mbuluar me shall, ç’ka e bën më të vështirë identifikimin.

Me rreth të kuq që në rininë e tij, pse drejtësia u tregua bujare me Mond Çekiçin?!/ Një javë pas vendimit të dyshimtë të gjykatës, e eleminuan kundërshtarët e tij

Edomond Koçi, i ekzekutuar mëngjesin e së shtunës në Durrës është dënuar 4 herë nga togat e zeza të qytetit bregdetar. Të paktën 4 vendime gjykatash e kanë gjetur fajtor atë për posedim të armëve, pa leje dhe mbajtjen e tyre në publik.

Dënimi i fundit ishte ai i një jave më parë, ku për rastin ku u kap me armë pa leje në shtator të vitit të kaluar, 40-vjeçari u dënua me 3.4 vite burg, dënim të gjykata e konvertoi me shërbim prove, edhe pse ai ishte përsëritës.

Pra me vendim gjykate masa e “arrestit shtëpiak”, iu hoq Koçit një javë më parë duke e dënuar atë me kusht. Kushti i vetëm që caktoi Gjykata e Durrësit ishte që 40 vjeçari të mos shoqërohej me persona problematike me ligjin.

Referuar vendimeve të gjykatave, armët që posedoheshin nga Koçi ishin me numër serie të fshirë, e burimet nga Policia thonë se mbaheshin prej tij për mbrojtje apo qëllime të tjera kriminale. Por edhe pse viktima, i cili njihej si “Mond Cekiçi”, ishte person me precendet, drejtësia ka qenë bujare me të, pasi edhe kur është kapur, ia ka dalë të mos qëndrojë gjatë në burg, siç ishte edhe rasti i fundit ku me kërkesë të prokurorisë u hetua dhe u gjykua nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në vendimin për caktimin e masës së sigurisë, vendim i cili mban datën 28 shtator, pra 4 ditë pas arrrestimit, gjykata thotë se: prokuroria kërkoi zbutje të masës së sigurisë  duke qenë se i dyshuari ndodhej në spital me simptomat e covidit. Por, në vendim shtohet se dyshimet janë të pakonfirmuara.

Por pavarsisht kësaj, ai nuk u kthye në paraburgim nga gjykata e apelit dhe asnjë gjykatë tjetër derisa kundërshtarët e gjetën dhe e ekzekutuan. “Mond Çekiçi” është skeduar nga Policia e Shtetit, rreth 20 vite më parë.

Që në moshë të re ai është vënë në rreth të kuq nga autoritetet, si person me rrezikshmëri të Lartë shoqërore. Në rrugë operative, është konsideruar si mik i Lul Berishës dhe anëtar i bandës së Durrësit, ndërsa problemet ligjore, i ka pasur më së shumti për armëmbajtje pa leje. Nga precedenca policore, Koçi ka qenë i dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale dhe bashkëpunëtor i Berishës.

Etiketa: 4 personahetimeMond ÇekiçiTonin Vocajvrases me pagese

Të Lidhura

Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai –

Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai –

nga 27
20:49 | 24/02/2026
0

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lalën publikoi këtë të martë të dhëna të reja nga dosja e...

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes –

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes –

nga 27
20:43 | 24/02/2026
0

Një media austriake ka publikuar një artikull që hedh dritë mbi një aferë të bujshme politike në Shqipëri, duke vendosur...

Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë –

Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë –

nga 27
20:25 | 24/02/2026
0

Rreth 1 milion euro të padeklaruara janë zbuluar të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni nga zyrtarët...

Po na mbaron ushqimi –

Po na mbaron ushqimi –

nga 27
20:09 | 24/02/2026
0

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas ka bërë që prej ditësh dhjetëra kamionë me destinacion Shqipërinë të mbeten në pikën e kalimit...

Para
Kryeministri i Pakistanit infektohet me COVID-19, dy ditë pasi mori vaksinën kineze ‘Sinopharm’

Kryeministri i Pakistanit infektohet me COVID-19, dy ditë pasi mori vaksinën kineze ‘Sinopharm’

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai –

Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai –

20:49 | 24/02/2026
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes –

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes –

20:43 | 24/02/2026
Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë –

Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë –

20:25 | 24/02/2026
Po na mbaron ushqimi –

Po na mbaron ushqimi –

20:09 | 24/02/2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Drejtori i Doganave sqaron si do të lëvizin kamionët –

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Drejtori i Doganave sqaron si do të lëvizin kamionët –

20:05 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai –
  • Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes –
  • Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë –
  • Po na mbaron ushqimi –
  • Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Drejtori i Doganave sqaron si do të lëvizin kamionët –
  • Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Drejtori i Doganave sqaron si do të lëvizin kamionët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai –
  • Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com