Arrestohen dy ish-truprojat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Mësohet se Hekuran Marku është arrestuar në Gjermani dhe Paul Deda alias Agustin Deda, në Francë.
Prokuroria e Posaçme ka dërguar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tyre në Shqipëri.
Dy ish-truprojat e Tahirit u shpallën në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit “Shpirti”, ku asokohe u arrestuan 38 persona.
Mes të arrestuarve ishte edhe prokurori i Vlorës Maksim Sota si edhe të disa zyrtarëve të lartë të policisë. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet italiane.