Në emër të drejtësisë që kërkon Reldi! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në emër të drejtësisë që kërkon Reldi!

06:40 | 15/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Fatjon Gjinaj

U raportua si një aksident, por pa asnjë të dhënë. “Mjeti i tonazhit të rëndë përplas çiklistin e ri”. Asnjë njoftim zyrtar nga Policia, ai mbylli sytë disa orë më pas dëgjova e në emër të të vërtetës marr përsipër rriskun të them me zë të lartë se jam dështak në punën që bëj, por përtej kësaj dy fjalë do t’i them për tronditjen që më ka dhënë ky lajm, e dyfish më të madhe e vërteta që mbahet peng për hir të pushtetit të parasë.

Drejt e në temë!

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Kur Policia dhe autoriteti shtetëror fsheh një ngjarje, media është aty për të zhbiriluar dhe transmetuar, por kur media s’bën gërr-vërr prej publicitetit, ka dy rrugë që duhet të ndiqen, e para ta bojkotoni (dhe besoj se duhet ta bëni për aq kohë sa nuk besoj të ndodh) dhe e dyta ta shkundi e çlironi nga zinxhiri i varësisë dhe kapjes në emër të publicitetit që dreqi ia hëngërt shpirtin.

Reldin na e njohu profesor Kristo, një aset që vetëm duket sikur flet, por për shumë pak kënd ai është dikush që di ç’flet e për këtë mbase e dua shumë, se nuk del nga vetja për t’u bërë i mirë me të gjithë.

Në këtë kohë pandemie, kur bota as vetë s’e di se sa vdekje i kanë ndodhur prej saj, vdekja më e rëndë në këtë botë cinike është për mua vrasja e Reldit. Vrasja që fshihet është vdekja më e përbindshme në botë e autorët e saj kanibalë më duken, çnjerëzorë, kafshë, derra, zgjebe, pandemi…

Të them se nuk e di kush e vrau Reldin do gënjeja e të akuzoja, meqë nuk kam prova, por le të dëgjojë kush ka veshë e shikojë kush ka sy, se gjaku i tij tek Uzina Dinamo është njolla në robën e trupit të tët bije e tët biri, vëllai a motre, nipi a mbese e trashëgimtarë të tyre.

Nuk pres që drejtuesi i mjetit të tregojë që ka shtyllë kurrizore për të thënë: “qe besa, unë e bëra or ti!”, as që dikush të vendos drejtësi për Reldin, por ndërgjegjia s’më lë të qetë pa bërë diçka e në emër të kësaj diçkaje jam i pari që do ju prija në thyerjen e “karantinës” mediokre, jo të kontekstit të fjalës në vetvete, por të urdhëruesve të saj për të mbushur sheshet në emër të drejtësisë që kërkonte Reldi. Për të mbushur sheshet, jo me fjalë, por me shpirtra e trupa të revoltuar e të gjallë.

Të nderuar e të çnderuar miq, se e di që ka edhe prej tyre/jush që po më lexojnë. Pakti me të keqen është degjenerimi më makabër që i bëjmë nderit të familjeve tona, prindërve tanë, gjyshërve e stërgjyshërve që na lidhin me historinë e martirët e saj, po nëse e keni ndarë mendjen ta nënshkruani, dreqi ua hëngërt shpirtin, e ndjesë Zotit tim të mirë që nëm në këtë periudhë bekimesh, por atij që ju hëngërt shpirtin do t’i takonit e kush jam unë t’ju ndaj prej fatit tuaj?

Kërkoni për emrin e Reldin në Google, aty ku çfarëdo që të kërkoni e gjeni me bollëk, por emrin e kësaj viktime të rrëzuar për vdekje nga pandërgjegjshmëria jonë nuk keni për ta gjetur, se paraja të dashurit e mi (që disa prej jush më dhimbseni siç njerëzisht mund të ndjeni dhimbje edhe ju për mënyrën e mendimeve të mija), zhduk gjurmë, zhduk gjakun tek Uzina Dinamo, zhduk sytë e dëshmitarëve e dëgjimin e prokurorëve, vlerën e shqiponjës dykrenare në stemën e Policisë së Shtetit, lëre më të politikanit, opozitarit e qeveritarit, tragjikisht edhe të medias.

Kam njohur histori njerëzore mjaft e tabani i prejardhjes sime më ka mësuar edhe për arsyet pse e si kanë ndodhur, mbase ju duket profeci (ç’ka nuk i besoj), por kush është mallkuar me të drejtë, s’ka parë hajër me të drejtë; njoh histori ore po ju them, ndërkohë që tani më vijnë në mendje fjalët e babës që ia kishte thënë gjyshi i vet për “dy gjëra, të cilave nuk u duhej plotësuar dëshira kurrë”, e për to fantazoni se s’kam të drejtë autori t’jua them.

Edhe njëherë, jam gati bashkë me ndonjërin prej jush të mos planifikojmë se si të lutemi këto ditë të bekuara si katolikë, ortodoksë e muslimanë, kur kanë përkuar me festat më sublime përkatëse ndaj Zotit për t’i kërkuar mëshirë, por të ngrihemi me njëri-tjetrin për të kërkuar e vënë drejtësi që edhe kur të vijë koha t’i lutemi Zotit, ajo çfarë i kërkojmë të mos i duket shumë pasi s’kemi treguar as më të voglin përkushtim për të ndryshuar.

Lutem për këtë djalosh të prehet në paqe me peshën e ndjenjës se nesër mund të kem unë fatin e tij, dhe e paçsha, nëse për të e çdo padrejtësi nuk reagoj si për veten.

Etiketa: cinikefatjon gjinajkohë pandemieMjeti i tonazhit të rëndë përplas çiklistin e riNë emër të drejtësisë që kërkon Reldi!vrasja

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Fati i 300 specialistëve të Shëndetit Publik, Indrit Seferi: Nuk kemi hapësira për të ushtruar profesionin

Fati i 300 specialistëve të Shëndetit Publik, Indrit Seferi: Nuk kemi hapësira për të ushtruar profesionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com