Në “burg” festohet jazz (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në “burg” festohet jazz (film)

15:30 | 30/04/2020
në Gossip, Kryesore
0

Mos pranoni #covid19 të bëhet refreni i ditës suaj!
E paçim përjetësisht festën e 30 prillit: Dita Ndërkombëtare e Xhazit!
Disa mendime personale mbi temën e xhazit me rastin e – Ditës Ndëkombëtare të xhaz-it, në kushte të #covid19!
Në këtë rast, me vetëdije heq dorë për të përvijuar historinë e zhvillimit të xhazit. Kjo është arritur tashmë mjaft mirë në libra e studime të shumta dhe në fund ajo që vlon gjithmonë është fjalia puante; xhazi buron nga bluzi si dhe varietetet e shumta muzikale-kulturore të sjella përmes pjesëmarrjes së përbashkët të muzikantëve pa dallim feje, ngjyre, apo race.
Pavarësisht zhvillimit të vazhdueshëm muzika xhaz ka një formë gazi e vaji, e cila është gjithnjë e lidhur me gjuhën e shpirtrrënjës së njeriut.
Sidoqoftë, muzikantët e xhazit kanë arritur përsëritshëm të shtrijnë muzikën e tyre në situata të panjohura, shumë të ndërlikuara duke shkallmuar kufijtë ekzistues.
Sepse kufijtë ndodhen mes ballit dhe luftës që çdo kujt nga ne, i bëhet në kraharor!
Ndaj është edhe më mahnitës fakti se xhazi sot ka një imazh mjaft intelektual, por njëkohësisht aty ndodh martesa ideale midis trurit dhe shpirtit – arsyes dhe ndjenjës. Sepse, përkundër gjithë përsosmërisë muzikore dhe kompozicionale, xhazi është për mendimin tim, një muzikë jashtëzakonisht e fuqishme e improvizuar, e cila të shoqëron të ecësh mbi tehun e hollë të vuajtjes duke kërcyer. Kjo mund të shihet edhe në mënyrë analitike, por në fund të fundit, muzika xhaz shijohet duke kultivuar përvojën e përjetimit – live.
Sot, në kohën e “refrenit“ korona, izolimi ka sjellur rregulla e kushte të caktuara, me të cilat duhet të jetojmë brenda katërmureve tona!
Por, muzika xhaz është “live business“ po aq sa dhe muzika rock apo ajo klasike. Është komunikimi i drejtpërdrejtë me publikun!
Sot, më 30 prill 2020 skenat, podjumet, teatrot, klubet, dhe gjithë hapësirat koncertante janë dritëfikur dhe me postobllok para portës. Por, xhazistët dinë si ta kollandrisin situatën me mendësinë: “Nëse mali nuk vete te profeti, vete profeti te mali“!
“Gjithmonë më pëlqen të zbuloj rregulla të reja …”, thotë Herbie Hancock . Dhe tek bën një pauz retorike ai shton; “…që më pas t’i thyej ato”!
Dhe po, Dita Ndërkombëtare e Xhazit vjen nga skenat e pazakonta; Oda, shtëpia, kuzhina, holle ndënie, verandat, ballkonet; janë podiumet digjitale që na unifikojnë barazisht të gjithëve!

“Xhazi nuk njeh kufij, është një gjuhë universale e barazisë dhe paqes”, thotë Hancock në një mesazh video për Ditën Ndërkombëtare të Xhazit. Kriza globale e koronës ka kufizuar bashkësinë tonë sociale, por festimet e Ditës Ndërkombëtare të Xhazit, nuk do të anulohen”. Shumë muzikantë kanë vendosur në këtë ditë praktikisht të përqafohen muzikalisht me muzikantë e kolegë në mbarë botën – duke komunikuar me publikun në të gjitha kontinentet. Një moto inkurajuese është dhe ajo e kompozitorit tim të preferuar Quincy Jones: “Xhaz është tej fuqidhënës për t’i bërë njerëzit të harrojnë dallimet e tyre dhe të bashkohen. Xhaz është Mishërimi i atij soji arti që mund të tjetërsoj rrethanat jashtëzakonisht negative e kufizuese në liri, miqësi, shpresë dhe dinjitet”.
Dhe kur shoh udhën e zhvillimit të muzikës xhaz, nga ana ime, ëndërroj të kisha përjetuar “live“ të mëdhenjtë si John Coltrane, Ella, Billie, Bill Evans, Chat, Davis, Monk, Jobim e të tjerë. Fatkeqësisht, nuk është më e mundur. Kështu që më duhet lakmueshëm të luaj regjistrimet e tyre legjendare dhe në fund të rendis 10 albumet e mia më të mira të xhazit për Ditën Ndërkombëtare të Xhazit:
LP –
John Coltrane: A Love Supreme (1965)
Bill Evans: Portrait in Jazz (1960)
Chet Backer: She Ëas Too Good to Me (1974)
Ella: Ella Fitzgerald Sings the Cole Porter (1956)
Billie Holiday: Body & Soul (1957)
Stan Getz: Featuring Antonio Carlos Jobim / Gilberto (1964)
Miles Davis: Ascenseur pour l’échafaud (1957)
John Caltrain: Blue Train (1957)
Henry Mancini: The Pink Panther (1964)
Miles David: Kind of Blue (1959

Dhe për ata që nuk duan t´ja dinë për Ditën Ndëkombëtare të Xhazit, sugjeroj të festojnë festat në vijim duke filluar nga maji 2020:
– Ditën Kombëtare e Rrushit të Ri
– Dita e Nderit për parukierët
– Dita e ndershmërisë
dhe plot alternativave festive kalendarike që festohen përgjatë pandemise së COVID-19.

Read more

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Si do të vijë puna, ruani shëndetin! Stay safe.
© Eda Zari

Etiketa: COVID19Dita Ndërkombëtare e XhazitEda ZariElla FitzgeraldHenry ManciniJohn ColtraneMiles DavidNë “burg” festohet jazzruani shëndetinStay safeThe Pink Panther

Të Lidhura

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Plagosi me armë të riun, dorëzohet studenti i Akademisë së Policisë

Arrestimi i terroristit nga Taxhikistani, Zëri i Amerikës: E paqartë se çfarë bënte në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com