Në 25 qershor shpiket rrota, zjarri dhe seksi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në 25 qershor shpiket rrota, zjarri dhe seksi

00:07 | 25/06/2017
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Ka një alarm të ngritur në kufinjtë e panikut për cilësinë e produkteve ushqimore në Shqipëri. Duke nisur me frutat e perimet, me prodhimet e qumështit apo të mishit.

Pakkush mund të shpjegojë se çfarë po ndodh me domatet që skuqen papritur si mollëza virgjëreshe.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Askush nuk e di pse kastravecat rriten aq shpejt si krenaria e ngacmuar mashkullore.

Edhe pse ka specialistë që mund të japin përgjegje, pakkush pranon të dëgjojë argumentin e arsyes. Alarmi i tyre ka pasur fatin e zileve që tunden nga era në kohën e këmbanave. Në marrëzinë kolektive që mbërthen vendin para, gjatë dhe pas fushatave elektorale – secila nga to zgjat fiks katër vjet – duket se askush nuk ka as nge, as dëshirë dhe as interes të dëgjojë për rreziqe reale, sa kohë që bombardohet me realitete virtuale. Publikut i serviret ambalazh ngjyra-ngjyra ëmbëlsirash nga studioja në studio, nga një portal në tjetrin e nga një gazetë tek tjetra, për të përfunduar të gjitha bashkë në përditshmërinë pothuaj orientale “kafe-llotosport-kafe-llotosport-kafe” në çdo qytet shqiptar. Nga qendra e Tiranës deri në periferinë më të thellë.

Në thelb është tërësisht e kundërta dhe duhet të jetë e kundërta. Këmbanë duhet të jetë pikërisht alarmi për domatet dhe kastravecët, për mishin dhe sallamin, për qumështin dhe djathin, për gjithë ato produkte që prodhohet, importohen, blihen e shiten pa garanci. Përballë tyre, historitë me timon dhe tepsi, me republikë të re dhe xhama të thyer, janë një rendje e frikshme drejt sipërfaqes. Fushata është thjesht ftesa për t’u zhytur në televizor, kur ekrani tregon detin. Fushata, fatkeqësisht u shenjua nga debati për seksin e ëngjëjve, kur djajtë premtojnë t’i marrin të gjithëve shpirtin.

Kjo fushatë do të jetë një pikë tjetër shënjimi, që me përjashtime të rralla, vërteton dhe njëherë se dy janë dështimet themelore të këtij vendi në pothuaj tre dekada pluralizëm; administrata inekzistente në thelb dhe klasa butaforike politike, e cila jo vetëm nuk është ngjitur mbi nivelin mesatar të qytetarit shqiptar, por është shumë më poshtë nivelit mediokër të tij. Ky binom dështimesh është demonstrimi se daullet triumfojnë mbi violinat; se paaftësia dhe militantizmi i verbër, rendja mbas sipërfaqes dhe injorimi i thelbit, megallomania shurdhuese dhe shurdhëria përpara modestisë, aftësia për t’u marrë me pjesën dhe nguti për të refuzuar të tërën, akuzat spektakolare në opozitë dhe heshtja prej varreze në pushtet, pra, gjithçka e tillë, ka krijuar një marrëdhënie si gozhda me dërrasën.

Në çdo katër vjet shqiptarëve ju afrohet shpikja e Vitit Zero, për ardhjen a largimin nga pushteti, a thua se oferta ju vjen nga Jezu Krishti a Muhameti.

Në Ballkan në përgjithësi, por dhe në Tiranën politike në veçanti, e kanë për turp të merren me gjëra të vogla dhe të parëndësishme. Nëse dikush do të fliste në fushatë për domatet me hormone, me siguri hormonet buçitëse të militantëve do ta zinin me domate; podiumet kanë programuar të flasin vetëm për plane të mëdha, arritje spektakolare dhe dhurata ndërplanetare. Partitë kanë premtuar çdo katër vjet se do të krijojnë për herë të parë Shqipërinë në hartën e shteteve të Europës dhe kësaj radhe, madje kanë garantuar se mbas 25 qershorit do të shpiket nga e para edhe rrota, edhe zjarri, edhe seksi.

Përpara këtyre dhuratave fundore që bën politika, domatet, kastraveci, bulmetrat, mishi dhe sallami, janë detaje pa pikë rëndësie. Janë pjesë e urimit të pandryshueshëm: Paç fatin e … politikës! Fatin e politikës në përgjithësi dhe jo vetëm të asaj në këto tre dekadat e fundit me pluralizëm. Por dhe palopolitikës në katër dekada e ca komunizëm. Madje edhe më tej, në politikën shqiptare me mbretëri, orientalizëm dhe anarki. Dhëntë Zoti që nesër të mos ketë një arsye të fortë për të thënë: Ishim më mirë kur ishim më keq! Pa fushatën e sivjetshme që rikonfimon se në 25 qershor do të shpiket edhe rrota, edhe zjarri, edhe seksi… i ëngjëjve!

/javanews.al/

Etiketa: 25 qershorbutaforikedaulletgozhda me dërrasënLorenc VangjeliNë 25 qershor shpiket rrota zjarri dhe seksirrotaseksiviolinatzjarri

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Gramsh/ Banorët e pallatit që u shkrumbua nga flakët luten për ndihmë: Nuk kemi ku të përplasemi

Gramsh/ Banorët e pallatit që u shkrumbua nga flakët luten për ndihmë: Nuk kemi ku të përplasemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com