Në 2025, Rama do shpërndajë 80 mln euro për blerjen e votave – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në 2025, Rama do shpërndajë 80 mln euro për blerjen e votave –

17:29 | 09/12/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kreu demokrat Sali Berisha ka vijuar turin e takimeve me qytetarët në Fier, nga ku tha se Kuvendi Kombëtar i PD-së votëbesoi linjën politike të kësaj partie në këtë moment historik.

Berisha tha se me Edi Ramën nuk ka zgjidhje.

“Ishte një votëbesim për kryetarin e partisë? Jo, ishte një votëbesim për linjën politike të PD-së në këtë moment historik.

Ajo votë ishte votë për angazhimin e PD-së në një betejë pa kthim.

Në një betejë pa kthim për shpëtimin e shoqërisë shqiptare, shpëtimin e demokracisë, në një betejë pa kthim në të cilën ne, të flasim haptas, u themi të vërtetën në sy shqiptarëve se me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka dhe se ne kemi misionin sublim, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve.

Unë mirëkuptoj secilin prej jush, që me shumë të drejtë, keni vërejtje serioze për funksionimin e PD-së, për organizimin e PD-së, për mobilizimin e PD-së dhe ne nuk duhet të heqim dorë kurrë nga dhënia e përgjigjes më të mirë të këtyre problemeve.

Por, duhet të jemi të vërtetë me qytetarët. Me Edi Ramën, çfarë do që të bëjmë ne, zgjedhje nuk ka”, tha Berisha.

Sipas tij, kushti i të gjitha kushteve që një shoqëri të votojë e lirë është vetëm një: që kryeministri i asaj shoqërie të jetë i betuar me veten e vet se cilido që të jetë vullneti i qytetarëve të shoqërisë, unë do ta pranoj atë.

“Kjo ka ndodhur në vitin 2005. Ju jeni dëshmitarë se çfarë kundërshtari kam qenë unë ndaj Fatos Nanos. Ne së bashku kemi mbushur rrugët dhe sheshet e qyteteve me ‘Nano ik’, por Fatos Nano humbi zgjedhjet, pranoi rotacionin, dha dorëheqjen.

Në vitin 2013, përsëri njëlloj si në vitin 2009, Sali Berisha ishte i betuar se cilido që do ishte vullneti i qytetarëve, do e pranonte atë. Humbëm zgjedhjet, dhashë dorëheqjen, pranova rezultatin me besimin më të madh se ai është një shërbim themelor për një shoqëri të lirë.

Çfarë ndodhi gjatë këtyre 10 viteve? Një njeri, i cili së pari në partinë e tij, ju jeni dëshmitarë se si e zhduku votën nga partia e tij. 8 muaj më parë ai zhduku votën në të gjitha degët e PD për kryetar. Dhe kur një doganier socialist, dëgjoi se kjo po ndodhi, shkruajti një status: kur e dëgjova për herë të parë, mendova se ishte një trillim i Sali Berishës, por kjo është një fatkeqësi e madhe. Pra, e zhduku votën.

Por duhet të dini një gjë, një parti që nuk voton, çdo lloj partie mund të jetë, por parti me norma demokrate nuk është kurrë. Mund të jetë terroriste, mafioze, mund të jetë gjithçka, se njerëz pa dinjitet se ata që rrinë në një parti që nuk voton, njerëz më me pa ideale se ata që janë anëtarë të një partie që nuk voton, nuk mund të ketë.

Dhe kjo nuk është problemi i një individi, por i rrezikut të madh që përfaqëson për shoqërinë, për lirinë e një vendi.

Mund të më pyesni, i dija më parë këto? Po, i dija. Nuk kam pasur asnjë iluzion se Edi Rama nuk ndalet para asnjë të keqe që nuk ekziston. Sepse unë ia di lidhjet e tij të tmerrshme me krimin. Një njeri i ngërthyer në shpirt nga lidhje krimi, është i aftë të bëjë çdo gjë se nuk ka asnjë parim”, tha Berisha.

Në vijim ish-Kryeministri deklaroi se duhet korrigjuar me çdo çmim braktisja që i bëmë zgjedhjeve të 2019-ës, që e konsideroi si një vendim antidemokratik.

“U thamë shqiptarëve se do mbrojmë votën, nuk bëhej fjalë ta mbronim me pushkë dhe automatik sepse dita e zgjedhjeve është ditë e një akti civil, ditë e një akti lirie dhe askujt nuk mund t’i shkojë në mendje ajo. Por ama bëmë gjithçka për të identifikuar çdo dhunim, çdo shkelje, çdo gjë, për t’u thënë shqiptarëve se kush është Edi Rama në raport me votën tuaj.

Dhe besoj se këtë e realizuam më mirë se asnjëherë në tërë ekzistencën e PD.

Dy muaj para zgjedhjeve, deklaroi se kodi zgjedhor, garancia e vetme e zgjedhjeve, është një kinezëri. Do të thotë se zgjedhje nuk do kishte, sepse opozita do zbatojë ligjin, por nëse qeveria e asgjëson ligjin, nuk ka më zgjedhje.

Ata të cilët, me të drejtë mund të vënë në dyshim deklaratën se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, i ftoj për një moment të analizojmë bashkë rezultatin e 14 majit.

600 mijë shqiptarë votuan për opozitën, 710 mijë vota mori Edi Rama. Por tani, duhet të pyesim veten sa vota bëjnë 683 mijë zarfa me 50 mijë lekë për çdo pensionist? Sa vota bëjnë rritja e rrogave në mes të fushatës, të gjitha këto në kundërshtim me ligjin? Sa vota bëjnë heqja e emrit të PD nga fleta e votimit?

Sa vota kushton heqja e emrit të kryetarit të koalicionit nga fleta e votimit? Sa vota kushton ndryshimi i qendrave të votimit për 1.3 milionë zgjedhës për herë të parë pas vitit 2001? Janë 200 mijë zgjedhës që nuk gjetën emrat në fletat e votimit, ju garantoj se 90 përqind e tyre janë votues të opozitës.
Sa vota bëjnë dhjetëra mijëra leje legalizimi, leje ndërtimi, licenca, etj?

Por nuk janë vetëm këto. U shpërndanë dhjetëra milionë, në moes më shumë euro për të blerë të drejtën e votës. E drejta e votës blihet kur i thuhet tjetrit, merr këto para, mos dil në votim.

Ose për të blerë votën. Nuk kam një shifër të them sa u ble nga Edi Rama, por kam nga Tom Doshi. E patë ju duke parë ndonjë ditë fushatë? Asnjë ditë. Partia e tij u rrit me 240 përqind nga thasët e parave”, tha Berisha.

Në vijim ai shtoi se në zgjedhjet e vitit 2025, Edi Rama nuk do shpërndajë 50 mijë lekë për pensionistë, por 150 mijë lekë, sepse i funksionoi ajo.

“Ju garantojë se nuk do ndajë 50 milionë euro për tërmetin, aty i mban në çadra, do ndajë 80 milionë euro.

Pra, votëblerja për zgjedhjet politike do jetë 3 herë më e madhe.

A është kjo një situatë dëshpëruese? Po, nuk them jo. Por a është kjo një situatë pa rrugëdalje? Absolutisht jo. Kjo ka rrugëdalje. Ne kemi përpara një narkodiktator, një narkotiran me të cilin ne duhet të përballemi dhëmb për dhëmb gjer në rrëzimin e tij.

Nuk ka betejë më të shenjtë për një forcë politike dhe për një shoqëri se beteja për votën e lirë.

Pse e votoi Kuvendi, Sali Berishën? E votoi pikërisht për linjën e mosbindjes civile. E votoi pikërisht për betejën pa kthim. E votoi pikërisht me bindjen më të madhe se me këtë rrugë, PD do ecë drejt fitores. Do fitojë!”, tha Berisha.

Read more

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

Të Lidhura

nga 27
10:22 | 25/12/2025
0

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka paralajmëruar se viti 2026 pritet të jetë edhe më i vështirë se 2025, duke...

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

nga 27
10:08 | 25/12/2025
0

Nga Andi Bushati Të gjithë ata që u habitën me Diellën sot e kanë një përgjigje. Përtej bujës së  ministres së...

2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

nga 27
09:54 | 25/12/2025
0

Një vit plot me trazira, konflikte dhe zhvillime me gjurmë globale pasqyrohet në raportin e Agjencisë Franceze (AFP) për vitin 2025. Nga...

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

nga 27
08:52 | 25/12/2025
0

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe...

Para
Rama rikthen sytë nga Procesi i Berlinit: Platforma kryesore për… –

Rama rikthen sytë nga Procesi i Berlinit: Platforma kryesore për... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –

10:22 | 25/12/2025
Diella, krijesa që po përvëlon të atin

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:08 | 25/12/2025
2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –

09:54 | 25/12/2025
Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

08:52 | 25/12/2025
Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

08:34 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –
  • Diella, krijesa që po përvëlon të atin
  • 2025, viti që “tronditi” planetin! Nga rikthimi i Trump tek Papa i ri dhe luftërat, ja 10 ngjarjet më të rëndësishme në botë –
  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –
  • Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ishte një vit i vështirë, por viti tjetër do të jetë edhe më keq –
  • Diella, krijesa që po përvëlon të atin

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com