Janë betuar mëngjesin e kësaj të premte 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.
Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave e para që u betua ishte Albana Koçiu, e cila mori detyrën e zëvendëskryeministres.
Ndërkohë i dyti ishte Ferit Hoxha, ministri i ri i Jashtëm dhe më pas Besfort Llamallari, i cili do të mbajë detyrën e ministrit të Brendshëm.
Po ashtu u betua Enea Karakaçi, si Ministër për Infrastrukturën dhe Energjinë, dhe Ermal Nufi si ministër i Mbrojtjes.
Gjithashtu u betua, Toni Gogu si Minitsër i Drejtësisë dhe Erjona Ismaili si Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Betimi në Kushtetutë është hapi i fundit procedural që jep dritën jeshile ministrave që të hyjnë në zyrë.
Ndryshimet në kabinet:
-Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku
-Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun
-Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin
-Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku
-Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu
-Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun
-Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali.









