Në Kukës ndotja mjedisore ka krijuar një situatë alarmante, një koloni mizash duket sikur kanë pushtuar ujërat e liqenit të Fierzës, tokat dhe banesat e banorëve.
Banorët shprehin shqetësimin se ndjehen të rrezikuar nga shpërthimi i ndonjë epidemie pasi sipas tyre tek fëmijët janë shfaqur pulla të kuqe në trup të shoqëruara dhe me kruajtje.
Ndërkohë në terren për të verifikua situatën kanë qënë edhe specialistët e shëndetit publik. Banorët thonë se shfaqja e mizave ka ardhur si rezultat i temperaturave të larta dhe thatësirës dhe rënies e nivelit të ujit të liqenit të Fierzës.