Kryeqyteti italian mori vendimin për të ndaluar përdorimin e automjeteve me naftë në rrugët e Romës si përpjekje për të luftuar ndotjen në atmosferë.
Një periudhë e zgjatur e motit me diell pa reshje shiu ka shkaktuar smog në të gjithë vendin.
Autoritetet lokale deklaruan se ky vendim do të prek rreth 1 milion automjete ndërsa kompanitë e naftës kanë reaguar keq ndaj këtij vendimi.
“Ky duket të jetë një vendim plotësisht i pajustifikuar nga pikëpamja shkencore, i cili nuk ofron asnjë avantazh mjedisor dhe për këtë arsye penalizon në mënyrë të panevojshme qytetarët.”