Një grumbulli të madh plehrash u është vënë flaka në mes pallateve. Bëhet fjalë për një zonë pranë stacionit të Trenit në Tiranë.
Nga zjarri rrezikohen shtëpitë aty pranë. Djegia e tyre ka shpërndarë në ajër shumë tym duke alarmuar dhe banorët.
Ndërkaq kanë mbërritur dhe forcat policore. Ende nuk dihet se kush është autori.
Duke mos u mjaftuar zjarreve që kanë pushtuar vendin këto kohë ku janë djegur sipërfaqeje të mëdha bimësh dhe tokash, mesa duket radhën e kanë ndërtesat.