Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur arkën e xhamisë në fshatin Podgorie në Maliq të Korçës.
Lidhur me ngjarjen, policia njofton se ngjarja është shënuar ditën e djeshme ndërsa po punohet për kapjen e autorëve.
“Më datë 14.08.2022, në fshatin Podgorie, Maliq, është konstatuar e hapur arka e xhamisë së fshatit, ku është marrë një sasi e vogël parash. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.