Shtetasi me iniciale N. A., banues në Gjirokastër është arrestuar pasi ndezi zjarr me tymësen e bletëve dhe flakët e përhapura me shpejtësi dogjën një sipërfaqe të madhe toke me barishte dhe pisha.
Njoftimi i policisë: Strukturat e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për marrjen e masave me qëllim përballimin e situatave që mund të krijohen si rezultat i zjarreve në fondin pyjor e kullosor përgjatë sezonit veror 2023”, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në territor, me qëllim parandalimin e zjarrvënies, identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që ndezin zjarre, si në tokat e tyre, ashtu edhe në sipërfaqet pyjore apo në kullota.
Si rezultat i kontrolleve është evidentuar një rast i zjarrvënies, për të cilin është arrestuar në flagrancë shtetasi N. A., banues në Gjirokastër.
Ky shtetas dyshohet se në vendin e quajtur “Kodra e fshatit Arshi Lengo”, duke u kujdesur për parkun e bletëve, ka ndezur pajisjen e tyre (tymësen) dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me barishte dhe pisha.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.