Një 70-vjeçare me Covid-19 nga Elbasani ka ndërruar jetë në spitalin infektiv. Burime bëjnë me dije se e moshuara ka ndërruar jetë pak orë pasi është intubuar.
Bashkë me të ishte infektuar edhe bashkëshorti i saj. Ky i fundit e ka fituar betejën me këtë sëmundje dhe ka dalë nga spitali.
Tashmë ai ndodhet i karantinuar në banesë.