Një 59-vjeçar nga Lushnja ka ndërruar jetë te spitali Infektiv, duke e çuar në 35 numrin e viktimave nga koronavirusi në vend. Raportohet se pacienti prej 6 ditësh ishte në terapi intensive, pas asistencës së stafit mjekësor në terapi intensive, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Mësohet se 59-vjeçari vuante nga kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi.
Ndërkaq, ditën e sotme në vend janë konfirmuar 44 raste me koronavirus, duke thyer kështu rekordin e djeshëm.