Bashkim Fino, deputet i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministër, ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare për shkak të koronavirusit.
Fino ishte infektuar prej disa ditësh me Covid-19, por ditët e fundit kishte shfaqur në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Gjithashtu raportohet se humbja e tij ishte e papritur pasi ditën e sotme ai pritej të dilte nga spitali ku po kurohej.
Mësohet se shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardio-respirator.