Ndarja brenda Partisë Demokratike – një lajm i mirë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndarja brenda Partisë Demokratike – një lajm i mirë!

16:23 | 06/03/2023
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Artan Fuga – U desh që Partia Demokratike të hante një goditje nga ana e vendimit të fundit gjyqësor, që të kuptohej, apo të pranohej zyrtarisht, se deputetë dhe figura politike brenda saj, antagoniste midis tyre, nuk mund të qendronin bashkë në atë parti.

Bashkim fallco!

Unë kam muaj që e them që vetëm ndarja e prerë në atë parti ndihmon në qartësimin e pozicioneve të deputetëve që janë në kolltuk me votën e elektoratit demokrat, ndihmon në qartësimin e elektoratit dhe të jetës politike në përgjithësi, si edhe ndihmon vetë atë parti dhe vetë demokracinë në vend!

Përjashtohuni! Vetëpërjashtohuni! Bashkëpërjashtohuni!

Ndarja në histori sjell përparim. Uniteti fallco, është si llum, si ujë i mbetur, si moçal.

Shpresë e kotë se do të ruash fondet e paprekura, pronësinë e paprekur të ndërtesës, park veturash etj, duke qendruar nën një çati si ato çiftet e divorcuara që nuk kanë se ku jetojnë të ndarë!

Grupi i Bashës të përjashtojë kundërshtarët në Parti, sikurse drejtuesit e Partisë Demokratike, zoti Berisha, të përjashtojë ata që nuk janë me të!

Sikurse bëri me Bashën dhe Alibeajn, por ende në formë deklarate politike, pa një vendim normativ partiak!
Por jo vetëm me ta! Duhen pyetur të gjithë deputetët : Me kë grupim jeni? Se kështu, edhe Kuvendi është bërë lëmsh!

Vetë populli opozitar nuk di se kush është kushi! Kjo e dëmton fuqinë elektorale opozitare pra edh interesin tonë si qytetarë, pa qenë militantë politikë, por që mendojmë se shoqëria jonë ka nevojë edhe për pushtet të drejtë edhe opozitë të fortë!

Me vonesë, shumë me vonesë, por ndarja duket sikur filloi. Kjo nuk bëhet me deklarime, por me vendime organesh drejtuese.

Gjithmonë me shumë vonesë lëvizjet brenda opozitës, nuk di dot përse, por gjithmonë vijnë vetëm si reagim i fakteve të kryera të imponuara dhe nuk paraprijnë!

Por, tani një slogan ka : bashkëpërjashtohuni!

Sikurse po deklarohet! Ndarja e qartë në parti, në Kuvend, kudo, sjell unitet në elektorat!

Uniteti i sëmurë, fallco, përçan elektoratin, kurse ndarja si qartësim në grupin e deputetëve dhe parti, e unifikon elektoratin!

Me një fjalë është koha të pyesni njeri tjetrin: Me kë je ti miku im?

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Jori ia thotë troç Elvisit: Do të nominoj se…

Jori ia thotë troç Elvisit: Do të nominoj se…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shkelje të rënda higjienike! –

Shkelje të rënda higjienike! –

15:55 | 17/03/2026
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg –

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –

15:17 | 17/03/2026
24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia –

24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia –

14:55 | 17/03/2026
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

14:31 | 17/03/2026
Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

14:27 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Shkelje të rënda higjienike! –
  • E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –
  • 24 ton misër me aflatoksinë B1 bllokohet në Qafë-Botë, ishte importuar nga Greqia –
  • Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –
  • Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –
  • Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shkelje të rënda higjienike! –
  • E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com