Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Guardia di Financa ndaluan sot një skaf, i cili dyshohej se ishte përgatitur për transportin e kanabisit.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka dalë pa leje nga zona e Orikumit dhe mjeti nuk është i paisur me çertifikatë nga policia kufitare.
Materialet do t’i kalojne Prokurorisë Vlorë për vepren penale “Mosdeklarimi i ndryshimeve”neni 28 i ligjit 8663, viti 2000, i ndryshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.