Ndalohet dalja nga Shqipëria e 9 ministrave, 26 politikanëve, 98 drejtorëve, 15 kryebashkiakëve e 31 deputetëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndalohet dalja nga Shqipëria e 9 ministrave, 26 politikanëve, 98 drejtorëve, 15 kryebashkiakëve e 31 deputetëve

14:00 | 31/05/2017
në Shqiperi
0

Lista e plotë e të bllokuarve për të dalë nga Shqipëria ka në përbërje emrat e 17 ministrave e ish-ministrave, të 42 politikanëve e ish-politikanëve, të 123 drejtorëve e drejtorëve rajonalë akutalë, të 10 kryepolicëve e ish-kryepolicëve, të 29 kryedoganierëve e ish-kryedokanierëve, të 79 pushtetarëve e ish-pushtetarëve lokalë dhe të 64 deputetëve e ish-deputetëve të cilët sipas filtrit të shërbimeve sekrete të huaja e vendase rezultojnë me veprimtari “blozë” krimi e korrupsioni

Futet në veprim zbatimi i raportit të datës 20 prill, i paraqitur për politikën e shtetin shqiptar prej i hartuar e diktuar prej OSBE-SHBA si kusht bazë për hapjen e negociatave për pranimin në BE, lidhur me pastrimin e politikës dhe administratës publike prej individëve të lidhur me botën e krimeve, duke bërë madje edhe izolimin e tyre, deri në çuarjen përpara drejtësisë. Sipas burimeve të gazetës “Telegraf” brenda kupolës të Policisë së Shtetit, 3 ditë më parë është dhënë një urdhër për gjithë shërbimin kufitar ajror, tokësor e detar, me objekt ndalimin e disa personave “VIP” të sferës politike e shtetërore, për të mos udhëtuar jashtë Shqipërisë. Kanë qenë institucionet hetimore e urdhëruese e vendim-marrëse të drejtësisë shqiptare, të cilat në bashkëveprim me urdhër nga “jashtë” kanë hartuar një listë “speciale” me emra personash me poste të larta publike në shtet, pushtet e politik, të cilën e kanë depozituar në të gjithë pikat e kalimit të kufirit shqiptar e shërbimeve kufitare të shteteve fqinjë, për të bllokuar daljen e këtyre personave nga Shqipëria, deri në një urdhër të dytë.

Ajo çfarë bënë përshtypje në listën e personave që janë futur në listën e mos daljes nga territori shqiptar është fakti që në “rreth të kuq” janë futur 9 ministra, 26 politikanë, 98 drejtorë qendror e rajonal, 15 kryebashkiakë e 31 deputetë aktualë. Por lista është me gjatë, mbasi brenda saj janë “qëndisur” edhe emrat e 17 ministrave e ish-ministrave, të 42 politikanëve e ish-politikanëve, të 123 drejtorëve e drejtorëve rajonalë aktualë, të 10 kryepolicëve e ish-kryepolicëve, të 29 krye-doganierëve e ish-krye-doganierëve, të 79 pushtetarëve e ish-pushtetarëve lokalë dhe të 64 deputetëve e ish-deputetëve të cilët sipas filtrit të shërbimeve sekrete të huaja e vendase rezultojnë me veprimtari “blozë” krimi e korrupsioni, më shënimin “Edhe pjestarët pjesë e çertifikatës familjare”! Kjo listë e cila kalon numrin 370 të personave shtetarë, pushtetarë e politikanë të skeduar si të futur në “operacionin” për t’u ballafaquar me drejtësinë në Shqipëri, apo jashtë saj, gjendet në të dy anët e çdo pike kalimi kufiri të shtetit shqiptar. Organet e drejtësisë që kanë hartuar këtë listë emrash, janë kujdesuar deri në detaje, duke shoqëruar çdo emër të listës së të bllokuarve, me “kartelë identiteti personal” e cila përmban dokumentet identifikuese të çdo personi, ku gjendet pasaporta diplomatike, pasaporta e shërbimit, pasaporta e zakonshme ndërkombëtare, karta e identitetit dhe fotografi “bust” për të bërë të lehtë e të saktë identifikimin e tyre! Madje, në urdhrin e lëshuar prej institucioneve të drejtësisë, detyrohet edhe bllokimi i familjarëve të tyre që janë pjesë e certifikatës familjare, kjo për shkak të rrjedhjes së informacionit nga segmente të prokurorisë, të gjykatave, të SHISH, të shërbimit kufitar e policor, me pasojë rrezikun e largimeve të tyre familjare nga Shqipëria!

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ky urdhër, ka dalë dhe është hedhur në veprim pas deklarimeve të bëra prej politikanëve, shtetarëve, drejtuesve të pushtetit lokalë dhe zyrtarëve të lartë të administratës publike e ish-shtetarëve, të cilët rezultojnë me “njolla” të vetë-deklaruara, por edhe me “damka” të pa rrëfyera në formularët e dekriminalizimit, por janë zbuluar nga shërbimet inteligjente vendase e të huaja, sidomos për ata shtetarë e politikanë që kanë jetuar, punuar, studiuar e kanë bërë “biznes” jashtë Shqipërisë e që tani janë në pushtet, në qeveri, në politik, në ligj-bërje, në ushtri, polici, bankën e shtetit, në shërbime publike, në botën universitare, si drejtues në sektorët e anti-krimit, të anti-trafiqeve, të anti-drogës, të doganave, të tatimeve, të pastrimit të parave. E për më tepër, që pas rikthimit nga “puna, shkolla e jeta” jashtë Shqipërisë, si pjesë e klientelizmit, nepotizmit dhe e “ortakërisë” në krime më shtetarët e radhës, janë emëruar ministra, janë zgjedhur deputetë, drejtorë drejtorie, shefa SHISH e SHIU, shefa kufiri, drejtues portesh, aeroporti e në krye të diplomacisë! Tashmë është hartuar Në këtë “filtër” kanë kaluar edhe drejtorë të lartë të ministrive, drejtorë rajonalë, zv/ministra, ministra, drejtues të lartë policie, shefa ushtrie, arsimi, shëndetësie, dogane, tatimesh, inspektoratesh të larta, portesh, aeroportesh, financash, ujësjellësish, diplomatë të çdo rangu që shërbejnë në selitë diplomatike në botë e në administratën qendrore në Ministrinë e Jashtme Shqiptare! Kujtojmë, që gjatë këtyre 25 viteve, njihen dy raste të mos daljes së politikanëve e shtetarëve të të lartë nga Shqipëria dhe e një prokurori rajonal, njeri i ndaluar për të shkuar në SHBA e disa vende të tjera perëndimore për “histori të vjetra”, tjetri i ndaluar të shkoj në SHBA për “kleçkë dokumentesh” dhe tjetri i vetë-ndaluar të udhëtoj në vendet e BE, si person i dënuar e në kërkim në Itali, për fshehje të personave me rekorde krimi trafiqesh, futur nga shtetari në përbërje të delegacionit shtetëror shqiptar, për t’i kaluar ilegalisht në perëndim. Ndërsa 3 ditë më parë kanë qenë institucionet hetimore e urdhëruese të drejtësisë shqiptare, ato që kanë hartuar “listën speciale” me mbi 310 emra personash me poste të larta publike në shtet, pushtet e politik, të depozituar në të gjithë pikat e kalimit të kufirit shqiptar e shërbimeve kufitare të shteteve fqinje, duke bllokuar daljen e tyre nga Shqipëria, si persona që duhet të ballafaqohen me drejtësinë.

Administrata aktuale, 40% e drejtuesve me “damkë penale”

Sipas fakteve të evidentuara në dosjet e rekrutim-punësimit të nëpunësve, rezulton se në përqindjen më të madhe, pranimi i tyre në zyrat e shtetit është bërë në shkelje të plotë të ligjit, vendimeve dhe urdhëresave e udhëzimeve për rekrutim-punësimet në administratë e në shërbimet publike. Rezulton se 70% e atyre që “kapardisen” në administratën e lartë e të ulët publike, janë punësuar në kundërshtim të plotë me ligjin, me Kodin e Punës e madje edhe në kundërshtim flagrant e të qëllimshëm me Ligjin për Statusin e Nëpunësit Civil. Në këtë skandal abuzimi me emërimet dhe rekrutimet në administratë përfshihen edhe ata që fshihen pas gjoja termit “post përfaqësimi politik”, ku bëjnë pjesë ministrat, zv/ministrat, ambasadorët, drejtorët e lartë në qeverisjen qendrore dhe prefektët, madje edhe zv/kryetarët e bashkive, zv/prefektët etj, të cilët emërohen me lista të “pjesës së pushtetit” që kanë partitë politike në koalicion. Pikërisht këta, përpara se të emërohen e punësohen në zyrat e shtetit, apo si drejtues bordesh e administratorë në krye të shërbimeve dhe enteve publike nuk kalojnë në “filtër”, nuk i nënshtrohen verifikimit të figurës morale e ligjore dhe punësimit sipas Kodit të Punës, por bëhen ministra, drejtor, zv/ministra, shefa policie, dogane, tatimesh, arsimi, shëndetësie, portesh, aeroportesh, kufiri, ushtrie etj., me “1 copë letër” të firmosur nga shefi i partisë dhe deputetët me influencë në qendër, në qark, apo në rreth! Sipas të dhënave të derisotme të zbuluar nga shërbimet e specializuara dhe të vetë-deklaruara nga zyrtarët e të zgjedhurit, rezulton se “profili” aktual i administratës shqiptare që ka si përbërje 70% të punësuar jashtë ligjit dhe 40% me “damkë penale”.

/telegraf.al/

Etiketa: drejtorekrim korrupsionkrybashkiakeministravepra penale

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Kandidati për Bashkinë e Kavajës: Pa fidhuar mir fushata PD e ben te kryr, Basha kryeminister

Kandidati për Bashkinë e Kavajës: Pa fidhuar mir fushata PD e ben te kryr, Basha kryeminister

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –

Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –

11:23 | 17/03/2026
Çështja “Bankers”/ GJKKO nxjerr nga qelia CEO-n kinez të kompanisë –

Çështja “Bankers”, SPAK përfundon hetimet, u komunikon akuzat të pandehurve –

11:03 | 17/03/2026
Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist –

Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist –

10:43 | 17/03/2026
Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –

Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –

09:53 | 17/03/2026
Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

09:23 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –
  • Çështja “Bankers”, SPAK përfundon hetimet, u komunikon akuzat të pandehurve –
  • Opozita bojkotoi seancën, PS miraton e vetme rezolutën për shpalljen e Iranit shtet terrorist –
  • Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –
  • Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –
  • Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident fatal në kryeqytet, autoboti i UKT-së përplas për vdekje një grua me motor –
  • Çështja “Bankers”, SPAK përfundon hetimet, u komunikon akuzat të pandehurve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com